Këngëtari shkodran Luiz Ejlli, edhe pas përfundimit të “Big Brother Vip”, vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar të showbizit shqiptar.
Por, jo vetëm në showbiz, por ai ka qenë në qendër të vëmendjes edhe nga politika. Luizi doli hapur në mbështetje të kryebashkiakut socialist të sapozgjedhur të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dhe në fushatën elektorale të tij për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Më pas, ai u ftua në “podcast” edhe nga kryeministri Edi Rama.
Ditën e sotme nga fama e Luizit per “infektuar” edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ky i fundit ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet bashkë me Luizin dhe vajzën e tij të vogël.