Ish-zyrtari i SHBA, Richard Grenell ndodhet në Tiranë për një vizitë informale, ku është takuar me Kryeministrin Edi Rama. Ka qenë vetë Grenell i cili ka publikuar foto nga takimi me Ramën, duke zbuluar disa detaje.
Ai thotë se gjatë takimit në zyrën e kryeministrit, kanë biseduar dhe rënë dakord që duhet bërë më shumë për lirimin nga burgu të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Sipas tij akuzat e ngritura ndaj Thaçit janë të rremë dhe të manipuluara.
“Drekova me Kryeministrin Edi Rama, të aleatit tonë më të madh në NATO, Shqipërisë, dhe ramë dakord që duhet bërë më shumë për të liruar Hashim Thaçin që prej 3 vitesh ndodhet në burg në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se janë manipuluar nga Jack Smith”, ka shkruar Grenell.