Universiteti i Arteve festoi në sallën “Black Box” ditelindjen e 75 të aktorit Mirush Kabashi. Artisti i skenës dhe ekranit në këtë ditë u jep keshilla artistëve të rinj të ushqejnë pasionin për artin, të përkushtohen ndaj tij, dhe të ruajnë distancën prej politikës
Kryefjalë artit për Mirush Kabashin është pasioni
Ndërkohë që në ditën e tij të lindjes mirënjohjen më të madhe e ka për bashkëshorten e tij.
Ndërmend sjell edhe kohën e vështirë në 97’ kur jetësoi “Sokratin”.
Mirush Kabashi ka lindur në Shkodeër por me origjinë është nga Gjakova
Gjatë karrierës së tij artistike ai ka dhënë jetë ai rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.
Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.
Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.