Ç’halle të ketë mavriu që nuk gjen derman? Po u sjell vetëm tre fakte mes mijëra fakteve që kam për të.
Ore politikanët tanë palikari, o qirje Berishas, Metas, Ramas, Vangjelis etj, ish-ministrat e drejtësisë, avokatët, juristët, moderatorët dhe analistët tanë korifej të fjalës së lirë dhe demokracisë, a nuk me thoni, si e ka emrin e vërtetë ky kandidati i “Bashkë Fitojmë”, që u zgjodh kryetar i Bashkisë Himarë me 19 vota diferencë më 14 maj?!
More po nuk kam lënë regjistër të gjendjes civile në Shqipëri dhe Greqi, dokumente zyrtare të Ministrive të Brendshme dhe Ministrive të Jashtme të Greqisë dhe Shqipërisë bashkë, por nuk po ja gjej dot fiks si e ka llagapin!!!
Ore po pse e fsheh identitetin e vërtetë dhe origjinën familjare, ky palikari i qirje Qirjakos Mitsotaqisit?!
Ç’halle të ketë mavriu që nuk gjen derman…
Po u sjell vetëm tre fakte mes mijëra fakteve që kam për të…
E para:
Fleta zyrtare e votimit për Bashkinë Himarë shkruan, se kandidati e ka emrin:
Dhionisios Alfred Petro Beleri…
Babai i tij quhet Petro….
E dyta:
Komunikata zyrtare e policisë së Janinës, qarku i Epirit, që mban datën 19 mars 1995, pas arrestimit të një grupi personash të armatosur shkruan se kandidati e ka emrin zyrtar:
Fredi Foto Beleri…
Babai i tij këtu quhet Foto…
E treta:
Posteri zyrtar elektoral për zgjedhjet e 14 majit 2023, i koalicionit të opozitës Berisha-Meta “Bashkë Fitojmë”, i prodhuar nga vete Beleri shkruan ne shqip, sipër në të djathtë të posterit, Alfred Beleri
Poshtë fotos së kandidatit në greqisht,
Φρέντης Μπελέρης (FREDIS BELERIS)…
dhe poshtë tij sërish në gjuhën shqipe,
Fredi Beleris
Pra në një poster zyrtar të prodhuar nga vete Beleri ka tre emra të ndryshëm,
1)-Alfred Beleri
2)-Fredis Beleris
3)-Fredi Beleris….