Edicioni i katërt i festivalit të muzikës elektronike “UNUM Festival” që do mbahet në Shëngjin nga datat 1 deri më 6 Qershor do të ketë në fokus edhe mjedisin.
Përveç argëtimit për të rinjtë, ky aktivitet ku marrin pjesë edhe turistë të shumtë nga e gjithë bota, synon të promovojë mjedisin e pastër si një mënyrë për të kontribuar në komunitet. Drejtuesi i “UNUM Festival”, Mousa Ceesay thotë se e gjitha bëhet për të mbrojtur ekosistemin.
“Ne mendojme se muzika dhe natyra teksa ndërthuren me njëra-tjetrën duhet të synojnë dhe mbrojtjen e ambientit dhe të ardhmes sonë. Ndaj është përgjegjësia jonë që në fund të eventit të kemi ambient sa më të paster.”
Në pritje të këtij festivali, ministrja Mirela Kumbaro tha se gjithçka po shkon drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe për këtë është zgjedhur një zonë shume e pastër si bregdeti i Lezhës.
Ndërsa Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu tha se nëpërmjet “UNUM Festival” është bërë promovimi i Lezhës në sytë e të gjithë botës.
“UNUM Festival” është një aktivitet që sjell në Shëngjin mijëra vizitorë e turistë, që këtë vit do të jetë përgjatë 6 ditëve të para të Qershorit.
Klan News