E ftuara speciale e mbrëmjes së sotme në finalen e “Në kurthin e Piter Pan” ishte Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama. Dhe pse daljet e saj në publik janë të rralla, sonte Linda është përballur me pyetjet e drejtpërdrejta të “piter panëve” të vegjël.
E pyetur nga njëri prej fëmijëve, se nëse është hall apo qejf të jesh gruaja e kryeministrit, Linda Rama është përgjigjur:
Hall nuk është, e sigurt kjo! Nuk është hall sepse e zgjedh populli për ta drejtuar. Ama, është vlerësim të jesh bashkëshortja e kryeministrit. Por është edhe peshë e madhe që duhet ta mbash çdo ditë e çdo natë. Por kur sheh gjëra të mira që bëhen në këtë vend, ia vlen të jesh!