Emigrantët pritet të përjashtohen nga përfitimi i bonusit të bebes. Ministria e Shëndetësise dhe Mbrojtjes soicale ka hedhur për konsultim publik projektligjin për asistencën sociale në Shqipëri, duke përmendur edhe ndryshimet për përfituesit të “bonusit të bebes”, i cili nisi në vitin 2019.
Qytetarët shqiptarë që jetojnë në emigrim pritet që të mos përfshihen më në programin e qeverisë për “bonusin e bebes”. Në këtë projektligj, është ndryshuar neni 9 pika 1 e “Ligjit për asistencën sociale”, ku përjashtohen nga përfitimi i këtij bonusi të gjithë personat që nuk janë rezidentë në Republikën e Shqipërisë.
Në këtë bonus, vlera e përfituar për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë lekë reja, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.
Deri tani nuk dihet se sa familjarë emigrantë kanër përfituar nga ky bonus, por që prej janarit të 2019 kur nisi program i qeverisë, më shumë se 170 mijë familje kanë marrë bonusin për fëmijët e porsalindur.