Gjithë shpresa e Sali Berishës dhe atyre që e ndjekin pas për të ardhur në pushtet, është një prishje e Edi Ramës me Amerikën.
Dhe për këtë, njëherë në javë shkruajnë se Edi Rama është prishur me ambasadoren amerikane.
Edhe këtë të hënë, shkruajnë të njëjtën gjë, duke ngritur edhe pyetjen që të shastis: Ç’po ndodh?
Asgjë nuk po ndodh në fakt, Edi Rama tashmë po shijon fitoren e radhës, ndërsa marrëdhëniet e tij me Yuri Kim dhe SHBA, ndryshe nga sa proklamojnë këta çdo javë, për të gënjyer militantët e verbër, nuk kanë qenë ndonjëherë në krizë.
“Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja Yuri Kim kanë marrë pjesë në pritjen e organizuar për trupat e NATO-s, në stërvitjen ushtarake ‘Defender 2023’ që do të zhvillohet në Shqipëri.
Por ajo që ka rënë në sy gjatë këtij takimi janë veprimet e çuditshme të Ramës dhe injorimi ndaj prezencës së ambasadores amerikane në largim, Kim.
Nga fotot e mbërritura në redaksinë e SYRI-t, dallohet qartë Rama që është në siklet dhe Kim që tregon tension të lartë dhe nuk përballin shikimet me njëri tjetrin.
Kujtojmë se ky është një nga takimet e pakta ku Rama dhe Kim kanë qënë të dy prezent, që mbas publikimit të skandalit mes kryeministrit shqiptar dhe ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal”, shkruan portali i familjes Berisha, që me në krye Çim Pekën, kanë filluar interpretojnë edhe shikimet e Edi Ramës dhe Yuri Kim.
Janë edhe gallatë ndërkohë, se e bëjnë si lajm konsipracioni, duke thënë se iu kanë mbërritur disa foto në redaksi, a thua se Rama dhe Kim janë takuar fshehurazi dhe iu kanë çuar këtyre foto, ndërkohë që ata janë takuar në mes të Tiranës.
Dhe fotot janë të agjencisë LSA, por tanimë këta janë mësuar me vjedhjen dhe s’iu bën më përshtypje të grabisin edhe foto.
Të paktën kanë gjetur se me çfarë të merren!