Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” do të nisë ditën e sotme në Tiranë. Vendi ynë do të mirëpresë eventin ushtarak, të drejtuar nga SHBA, që ka për qëllim ndërtimin e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërinë midis ushtrive të vendeve partnere dhe NATO-s. Stërvitja do të zhvillohet nga data 22 maj deri më 23 qershor.
Ndërkohë, ditën e sotme do të mbahet një evenet për nisjen e stërvitjes në Sheshin “Nënë Tereza”, ku të pranishëm do të jenë kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj e ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
Kryeministri Edi Rama ka u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit.
“Mirëmëngjesi dhe me ftesën që të bashkoheni sot në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit #DefenderEurope23 ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnerë zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.