Gjatë një loje te rubrika “Dielli apo Hëna”, Dea Mishel duhej që të merrte Efi Dhedhes në telefon dhe ta ftonte për të dalë bashkë.
Dea e pranoi pa problem sfidën dhe e mori në telefon Efin, me të cilën ka pasur mjaft debate brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, por në fund kaluan ditë të qeta bashkë.
Kur Dea e mori në telefon dhe e ftoi në kafe për të folur për diçka të bukur, Efi i tha se nuk ndodhej në Shqipëri.
Pjesë nga biseda:
Dea: Alo, përshëndetje, si je? Dea jam
Efi: Mirë, si je ti?
Dea: Mirë. Ja mora numrin tënd Ervinit. Dua të të ftoj për kafe për të folur për diçka të bukur.
Efi: Nuk jam në Shqipëri
Dea: Kur do vish? Takohemi të hënën?
Efi: Po
Pasi dy ish-finalistet lanë takim për të hënën, Dea i tha Efit se kjo ishte një sfidë e dhënë nga Nevina Shtylla, por që kafen do ta pinë me të vërtetë.