Nuk dihet me saktësi nëse krimi dhe korrupsioni shkon pas Sonila Meços apo Sonila Meço rend pas krimit, korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Çdo gazetar është i lirë të shprehë bindjet e tij, por jo të përlyhet në pastrimin e parave të pista, lojës politike dhe me korrupsionin e pushtetarëve dhe ish pushtetarëve.
Sonila Meço u kthye në imazhin e mafiozit italian, i cili pastronte paratë e pista në Shqipëri ne investime fiktive dhe me një televizion piramidë.
Aty Sonila hyri në historinë e llumit të medias në Shqipëri me reportazhin e famshëm për vilën e Monika Kryemadhit me 11 tualete në Gjirin e Lalzit.
Nuk e ka parë historia që një gazetare t’i këngojë një vile korrupsioni, siç ishte vila e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, sot në prag të shpalljes non grata dhe me 5 dosje korrupsioni në SPAK.
Jo vetëm kaq. Por, më pas, po me urdhër të Monikës dhe Metës, Sonila Meço ka zhdukur reportazhin, si dëshmi e luksit dhe e pastrimit të parave të pista të Metës dhe Monikës në vilën në Gjirin e Lalzit. Kemi të bëjmë me fshehje të povave të një krimi.
Sot Sonila Meço është punësuar në televizionin e Familjes Nongrata, ku paguhet nga paratë e pista të Shkëlzenit.
Sonila Meço bën moral dhe komenton e pezmatuar nga banaku i Zenit gazetarë që kanë denoncuar në SPAK korrupsionin e të gjithë krahëve.
Të paguhesh me para korrupsioni është më keq se sa të paguhesh me para trafiqesh.
Sonilë, ato para që merr nga TV Familja, janë paratë e biznesit të vdekjes në Gërdec, janë paratë e guroreve, shitjes së hidrocentraleve, privatizimeve, licencave të bixhozit, drogës në Lazarat, pazareve me Fazlliçin, krimeve në Tropojë etj.
Edhe banaku ku t’i bilbilos është në pallatin e Monikës, produkt i parave të krimit dhe korrupsionit.
Rrotullohu në lluçë, por të paktën na e kurse moralin!