eTre ditë pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit, Ilir Meta ka mbërritur sot në selinë blu.
Me një ecje prej të rrënuari, ku lexohet qartë dëshpërimi i disfatës, kreu i PL futet në godinën e Rithemelimit ku pritet të takohet me Sali Berishën.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” arriti të marrë vetëm 7 bashki nga 61 në total që ka gjithë Shqipëria, duke shënuar në këtë mënyrë një humbjen më të madhe që ka parë ndonjëherë opozita në Shqipëri.
Me gjasë, drejtuesit e koalicionit opozitar pritet të diskutojnë për hapat që do të ndjekin pas këtij rezultati zhgënjyes.
Por sigurisht hapi i vetëm që mund të hedhin është lehna para mediave për votën e vjedhur, qytetarët e blerë e të tjera pallavra, kur përfaqësuesit e tyre janë pas hekurave për blerje votash.