Një debat i ashpër u zhvillua ditën e sotme në Komisionin e Medias, ku nuk munguan tonet e ashpëra mbi diskutimin për dhunën ndaj gazetarit Bledi Kasmi, në protestën opozitës më 26 maj.
Deputeti Fidel Ylli akuzoi anëtarët e opozitës se ishin ata që vranë 4-ër njerëz të pafajshëm në Bulevard dhe plagosën me plumb gazetarin Fatos Mahmutaj.
Por opozita ju kundërpërgjigj, se njerëzit i vratë ju, pasi i sollët në “grykë të pushkës”! Pra opozita e asaj kohe i çoi njerëzit të protestonin
Në deklaratë për mediat, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Edmond Spaho, nuk ka nguruar të provokoj qeverinë, se në protestën e 21 janarit, Rama nxiste dhunën me celular…!
Madje në një pikë, Spaho u ka kërkuar llogari pozitës, se kanë vite me këtë muabet dhe pse nuk po bëjnë drejtësi?!/Ekskluzive.al
Lexoni fjalimin e plotë të Edmond Spahos:
“Unë desha të shpreh indinjatën dhe të hedh poshtë me përbuzje fjalorin që u përdor ndaj kolegëve të opozitës duke i quajtur “vrasës”, – deklaroi Spaho. – Vrasësit i gjeni në tjetër drejtim, nuk janë tek opozita, as tani, as kur ka qënë në pushtet. Vrasësit i keni pasur midis jush, në parlamentin tuaj 2013-2017 madje u ndërpre çdo lloj negociate nga Komuniteti Europian për procesin e integrimit të vendit tonë sepse kishim një mazhorancë, një qeverisje të mbushur me vrasës, me kriminelë. Kjo nuk është retorikë politike, por fakt i vërtetë.
Një takëm prej këtyre e kanë lënë tashmë parlamentin, por nuk është se kanë mbaruar, ka dhe të tjerë në parlamentin aktual. Ndaj këto fjalë merrini mbrapsht! S’janë për ne, janë për ju!
Paralelja që po përpiqeni të bëni me 21 Janarin është qesharake. I vratë njëherë ata, po i vrisni për herë të dytë! Keni pasur 5 vjet kohë në dispozicion për të zbardhur të vërtetën. Por e vërteta është një dhe e thjeshtë: Ishte puç kushtetues!
Keni dashur të merrni pushtetin me forcë, me dhunë, keni sulmuar Kryeministrinë me të gjitha mjetet e mundshme! Ky është dallimi mes nes dhe jush! Ne nuk e marrim pushtetin me dhunë! Protestat tona në dallim nga tuajat janë brenda limiteve politike. Por natyrisht ka një moment kur policia provokon dhe njerëzit reagojnë si në këtë rastin e Partia Demokratike u tregua forcë e përgjegjshme.
Deputetët e saj, e keni në të gjithë regjistrimet, kanë dalë në krah të Policisë dhe kanë qetësuar njerëzit.
Ky është dallimi i madh midis nesh dhe jush dhe më pas, dallimi midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës: Ndërsa Edi Rama i nxiste me telefon nga kullat e tua Fidel, Lulzim Basha erdhi i tërhoqi njerëzit dhe i çoi tek PD-ja,” është shprehur Spaho.