Është e mundur të mashtrosh një brez të tërë, ta verbosh, ta çmendësh, ta drejtosh e përdoresh drejt qëllimit të rremë. Berisha e vërtetoi këtë ngushtësi të këndvështrimit. Nën autoritetin e imponuar, konglomerati rreth tij tashme pas nje seri humbjesh ngjan me një skllavëri vullnetare që prish vullnetin drej pushtetit.
Dorëheqja e Berishes duhet të gëzojë më shumë sesa të shqetësojë shpirtrat e të djathtëve. Nuk ka asgjë më kokëfortë në botë se një kufomë. Mund ta godasësh, mund ta bësh copë-copë, por nuk mund ta bindësh. E djathta nuk e meriton. Lideri që largohet lë pas… jo një trashëgimtar, por një të ve shtatzënë.
Përpara se të ndodhë një doreheqje, kjo perceptohet si e pamundur; pasi të ndodhë, shihet se ka qenë e pashmangshme.
Koha dhe momenti po troket në mijëra porta demokratësh progresistë anembane kontinenteve, qe kauza e tyre mos mbetet si murgjit ne boten e lutjes dhe soditjes. E djathta duhet të ringrihet përmes katarsis. Midis ikjes së njërit dhe lindjes së tjetrit do të rrjedhë shumë ujë…për tu bërë lumë që rritet e rritet triumfues.
Ata që e kanë kuptuar se kjo është një ëndërr e vërtetë imagjinojnë se është e lehtë të zgjohen dhe janë të zemëruar me ata që vazhdojnë të flenë…
“Zotat e rremë duhet të mohohen, por kjo nuk është e gjitha: arsyet e ekzistencës së tyre duhet të kërkohen nën maskat që mbajtën”- shkruante dy shekuj më parë Alexandër Herzen. / Sotiraq Spirollari(Richi)
Otava, Maj 2023