Kandidati fitues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë Himarë, Fredi Beleri, ka kërkuar të transferohet në spitalin e burgut në Tiranë.
Ky lajm po përflitet se fundmi ne media, teksa thuhet se kërkesa për transferimin e tij është dorëzuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Që nga momenti i arrestimit, kandidati Beleri ka pretenduar se ka probleme me zemrën dhe nivelin e lartë të diabetit. Pritet që gjatë ditëve te ardhshme, kërkesa e tij të shqyrtohet nga një komision i posaçëm pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të vendosur nëse ai do te transferohet nga burgu i Vlorës drejt spitalit të burgut në Tiranë.
Fredi Beleri, kandidati që përfaqëson minoritetin grek dhe koalicionin Bashkë Fitojmë fitoi në zgjedhjet e së dielës ndaj kundërshtarit të tij Jorgo Goro, i cili përfaqësonte PS dhe ishte kandidat aktual i Bashkisë Himarë.
Aktualisht Beleri ndodhet në paraburgim pasi u ndalua nga policia dy ditë para zgjedhjeve me akuzën e blerjes së votës.
Arrestimi i tij ka acaruar marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës, ku kjo e fundit e percepton si një lëvizje strategjike të qeverisë Rama për të përfituar në dinamikën e brendshme parazgjedhore.