osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SKANDALI / PD në alarm, Kryetari kryqëzohet se doli dobët në përgjim

SKANDALI / PD në alarm, Kryetari kryqëzohet se doli dobët në përgjim

Një mbledhje urgjente e Partisë që, për një marrëveshje fjale 28 vjeçare vijon të quhet Demokratike, është thirrur pas rezultatit të turpshëm të përgjimit të pretenduar policor ndaj kryetarit Lulrrafsha Mosuvrafsha.

Dekumenti sekret që pa dritën e shtypit, detajon të gjitha lëvizjet frenetike dhe super-energjike të kryetarit në aktivitetin ditor politik, të kërkuara mesa duket me ngulm, nga regjimi despotik obskurantist neobllokmen i Tiranës.

Fleta është arritur të nxirret nga bodrumet e ministrisë fashiste nga mesi i errësirës, përmes një operacioni brilant të disidentit të orëve të para dhe pishtarit të lirisë, Bahri Fahlliu. Fahlliu me heroizëm futi të birin njomzak të punonte si pastrues për disa muaj në ministrinë ogurzezë, derisa arriti të shtinte në dorë dekumentin.

Por copa e letrës zbuloi se Lulrrafsha, sipas shënimeve të përgjuesve policorë skutha, ishte ku rrafsha mos u vrafsha: Gjithë natën dhe gjysmën e ditës në gjumë, pastaj çohej dhe hante pak, shplodhej një cop herë dhe shtrihej prapë i dërrmuar.

“Asgjë e re nga subjekti,” shkruan diku raporti i poshtër përndjekës, “I njëjti kalendar si në kohën e Bashkisë Tiranë. Gjumë në krevat, dremitje në kanape, një dorë gjumë në kolltuk dhe pastaj gjumë në divan…”. 

Ditën tjetër: “Gjumë, pastaj një kafe late, shplodhje, përgatitje për të ngrënë, ushqim, përgatitje për të dalë nga shtëpia, ndërrim mendje, veshje pizhamash, kthim në krevat…”.

Por në morinë e raporteve, ajo që vuri në lëvizje strukturat e partisë ishte letër-ankesa e përgjuesve, që kërkonin më se s’bën ndërrimin e postit:

“Aman na hiqni prej këtej, na vini të lajmë xhamat e ministrisë, makinat e policëve, të gatuajmë për të burgosurit… gjithçka tjetër veç këtij merhumit”.

Kështu ndodhi që të premten e kaluar partia kryqëzoi Lulrrafshën, me në krye doktor Sabile Rishën.

Ky i fundit e këshilloi me një ton ku dallohej lehtë zhgënjimi:

“Po ti mor djalë, të paktën të bëje sikur merreshe me ndonjë skenar okult! Ja, mjafton të dilje në kryqëzimi, të takoje një militant anonim me syze të errëta dhe kapele, dhe t’i pëshpërisje diçka me dorën te goja! Na e nxorre partinë sikur ne këtu bëjmë pallë,” tha i mërzitur Sabilja.

Për ta ngushëlluar disi, u hodh Edi Palosja:

“Shiko, zoti Rrafsha. Ne të gjithë bëjmë sikur punojmë. Lëvizim lart e poshtë, bërtasim, kërcënojmë në konferenca shtypi, ngjiremi, djersitemi live, etj. Po rëndësi ka që në raportet e përgjimit të dalim mirë. I ke parë fletët që shkruajnë për mua? Naaa, sa një çarçaf!”

Edhe deputetja Grinda Bumja e mori fjalën duke perënduar sytë e shkruar:

“Ahhh… Edhe për mua çfarë nuk shkruajnë në ato të bekuara raporte përgjimi. Subjekti kështu, subjekti ashtu… Vajti lart, u ul poshtë… Lëre lëre, ç’të të them. Por ama, unë as gjysmat e atyre nuk kam bërë vërtet!”

Në fund, Lulrrafsha Mosuvrafsha i premtoi kryesisë dhe doktor Sabile Rishës, se do të flinte më pak. Jo vetëm kaq, por do të rrinte zgjuar më shumë, dhe raporti tjetër do të ishte një ndryshim 360 gradësh krahasuar me të parin.

Shënim: Gojët e Liga është një rubrikë satirike që tenton më kot të ecë me hapin e disa bëmave reale