Teksa është mbyllur procesi i votimit dhe ka nisur procesi i numërimit të votave, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.
Reagimi i tij vjen vetëm pak minuta teksa në disa qendra votimi në Vorë e Kamzë është shpallur rezultati dhe kryeson PS.
Kreu i qeverisë në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka publikuar projeksionin e rezultateve të zgjedhjeve, ku siç shihet PS sipas tij do të marrë mbi 50 bashki.
Po ashtu në foto shihet një breshkë afër ngjyrës blu, që I referohet opozitës.