Erion Isai, kryetari i Bashkisë Kolonjë është goditur nga eksponentë të PD mbrëmjen e djeshme teksa po kthehej për në shtëpi.
Pasi sulmit të turpshëm kryebashkiaku njëkohësisht kandidati i PS-së, në një prononcim për mediat është shprehur se ngjarja ishte e shëmtuar dhe se i vjen turp që në një kohë të tillë akoma ndodhin situata të tilla absurde.
Isai ndër të tjera ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të dalin dhe të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë atë që duan në mënyërë që të tregojnë se ato dinë që të zgjedhin.
“Ftoj të gjithë qytetarët e Kolonjës që të dalin dhe të votojne të që duan dhe të shprehin vullnetin e tyre.
Më vjen turp që kjo vëmendje nuk vjen si një kohë normale për zgjedhjet por për një ngjarje që i ka ikur edhe koha edhe stili edhe moda mbrëmë më është dukur sikur po rixhirohej filmi i Kanan Tafilit me historia bllokimi rroge dhe me absurditete që nuk i kanë hijë askujt.
Gjarprit kur i vjen ngordhja del në rrugë! Më vjen keq për incidentin. Më vjen keq që kur të kërkohet në google do të dalë kjo ngjarje e turpshme. Kjo është një ngjarje e turpshme, dhe rezultati do ta tregojë”, ka thënë ai.