Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e arrestit me burg edhe për bashkëpunëtorin e Fredi Belerit, Pandeli Kokaveshi, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në QSUT pas pretendimeve të problemeve me zemrën.
Beleri dhe Kokaveshi akuzon për blerje votash. Ata janë ndaluar dje pak pas mesnate në Himarë, pasi një agjent i infiltruar ka përgjuar pazarin për vota.
Sipas informacioneve paraprake, Beleri do të paguante 400 mijë lekë të vjetra për 8 vota. Ndërkohë, Prokuroria thotë se ka prova se Fredi Beleri ka premtuar dhe ka dhënë para.
Ndërkaq, po sot Gjykata e Vlorës ka vendosur që Fredi Beleri të qëndrojë në burg.