Albina dhe Familja Kelmendi u kualifikuan dje në finalen e Eurovision 2023. Kënga “Duje” ishte e para në listë që u pozicionua në finalen e madhe të kompeticionit evropian të muzikës për këtë vit, e cila është pritur me brohoritje dhe duartrokitje nga të gjithë shqiptarët nëpër botë.
Por së fundmi në rrjete sociale është duke u bërë virale një video, ku shihet sesi një reportere e huaj shpërthen në lot dhe gëzon në momentin që dëgjon se kënga ‘Duje’ kualifikohet në finalen e madhe të Eurovision.
Një detaj që bie në sy, është flamuri kombëtar shqiptar që reporterja mban në duar teksa bërtet nga gëzimi për fitoren e madhe të Shqipërisë në këtë kompeticion të rëndësishëm Evropian të muzikës. Veprimi i reporteres ka tërhequr vëmendjen e gjithë të pranishmëve në prapaskenë.
Pas 16 këngëve nga gjysmëfinalja e dytë u hap votimi që e çoi Shqipërinë në finale. Finalja e madhe do të mbahet të shtunën, ku edhe do të vendoset fituesi, e po ashtu edhe vendi ku do të mbahet festivali vitin që vjen.
@passione.eurovision A reporter showing her crazy love to Albania when they qualified! 🇦🇱 #eurovision #eurovision2023 #esc2023 #eurovisionsongcontest #eurovisionsongcontest2023 #eurovisioncarpet #CapCut #Unitedbymusic ♬ suono originale – Passione Eurovision