Sali Berisha dhe Ilir Meta zgjodhën ta mbyllnin dje fushatën e këtyre zgjedhjeve vendore në Tiranë, por ndryshe nga hera e parë, ku sollën me kuç e me maç nga të gjitha rrethet për të mbushur Air Albania, duket se ndjekësit në Tiranë i kanë shumë më pak.
Nga pamjet e siguruara nga mitingu i djeshëm, duket se “kokoshi” i dyshes është katandisur “një thelë” dhe as sheshi “Nënë Tereza” nuk ka arritur të mbuloj pjesëmarrjen e ulët të mbështetësve të Berishës dhe Metës në këto zgjedhje për të fituar kryeqytetin.
Një grusht njerëzish që ishin mbledhur për të dëgjuar koalicionin non grata dhe karriget bosh, ishin pamjet që u transmetuan nga mediat nga takimi përmbyllës i fushatës zgjedhore të dyshes Berisha-Meta.