Sapo ka mbërritur në Vlorë, ambasadorja greke i është drejtuar Komisariatit të qytetit, ku ka pyetur për të arrestuarin Fredi Beleri.
Gazetari Mikel Marsi mëson se Konstantina Kamitsi ka kërkuar të informohet nga drejtori i policisë mbi gjendjen e të ndaluarit, me arsyetimin se është qytetar grek.
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për Bashkinë e Himarës, Alfred Beleri u arrestua pak minuta pas mesnate, në restorantin e tij dhe u shoqërua në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Vlorë rreth orës 00:15.
Gjatë mëngjesit të sotëm atij i është komunikuar urdhri i arrestit dhe akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.