osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Benet Beci duhet të ishte në burg si Alqi Bllako, kur drejtonte KESH-in u fali 100 mijë euro ortakëve të bashkëshortes pa shkuar një ditë në punë

Benet Beci duhet të ishte në burg si Alqi Bllako, kur drejtonte KESH-in u fali 100 mijë euro ortakëve të bashkëshortes pa shkuar një ditë në punë

A e dini pse Alqi Bllako është sot në burg për aferën e inceneratorëve? Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, përmes hetimeve arriti të provoi se ish-deputeti, i cili mbante postin Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, punësoi babain e tij Edmond Bllako, me një pagë 6 mijë euro/muaj në kompaninë e inceneratorëve, në pozicionin e drejtorit të kantierit, edhe pse në tatime rezultonte i punësuar si brumë gatues në Ersekë.

Babai i Alqi Bllakos, nga paga arriti të marrë nga muaji tetor i vitit 2018 deri në muajin janar të vitit 2020, rreth 15 milion lekë (140 mijë euro), nga kompania “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, me aksioner shtetasin Klodian Zoto, pa shkuar asnjë ditë në punë.

Pas përfundimit të hetimeve, SPAK i sekuestroi babait të Alqi Bllakos një apartament të blerë më datë 28.04.2020, që ka kushtuar 144 mijë euro, vlerë ekuivalente me shumën e përfituar gjatë punësimit në kompaninë e inceneratorëve.

I mallëngjyer nga skema e ish kolegut Alqi Bllako, i cili sot ndodhet prapa hekurave, Benet Beci mendoi tu fal si pa të keq ortakëve të bashkëshortes së tij Fitore Beci, rreth 11 milion lekë (100 mijë euro) nga taksat e shqiptarëve.

Një ndër implikimet më të forta të deputetit socialist Benet Beci, në cilësinë e Drejtorit të Korporatës Eeletroenergjitike Shqiptare, detyrë të marrë me 28 Janar 2019 – deri në mars 2021, është kur punësoi me rrogë ministri (232,880 lekë dhe 231,000 lekë secilin prej tyre), dy partnerët në biznes të bashkëshortes së tij.

Investigimi i Ekskluzive.al zbuloi, se dy shtetasit e huaj Bassam Abdulibdeh dhe Calvin Tiessen, në kohën kur kanë përfituar pagat marramendëse nga drejtori famëkeq i të gjitha pushteteve, kanë qenë partnerë dhe të angazhuar në biznesin “Tirana Training Center”, në kurset certifikuese TOEFL dhe është e paqartë, se çfarë kontributi mund të kenë dhënë ata në KESH.

Punësimi i dy ekspertëve të gjuhës angleze si Këshilltar në KESH, përveçse është një konflikt i rëndë interesi që implikon Benet Becin dhe bashkëshorten e tij, është tregues i mënyrës se si rekrutoheshin “ekspertët” në organigramën e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare. Më skandaloz është fakti se dy ekspertët e gjuhës angleze, nuk kanë qenë asnjë ditë në punë në kohën kur Beci drejtonte KESH-in, duke përfituar paga marramendëse pa ia parë një herë derën institucionit.

Kujtojmë këtu se një skemë të tillë nepotizmi, drejtori famëkeq e ka përdorur edhe me banorin e Big Brother VIP, Luiz Ejlli. Ky i fundit e ka pranuar publikisht se është punësuar pa asnjë meritokraci brenda KESH dhe këtë metodë Beci e përdor si “kalë beteje” në fushatën e 14 Majit. Si ka mundësi që administratori i një korporate shumë të rëndësishme të shkel Kodin e Punës, të shkel rregulloren e punësimit dhe parimet e qeverisjes së mirë korporative e këtë ta përdor për t’i siguruar disa vota dhe ashkush nuk e heton këtë maskarallëk me paratë e shqiptarëve?!

Nga ana tjetër SPAK-ut, nëse nuk u dhimbset Luizi, të paktën duhet të hetojë se si ekspertët e huaj të anglishtes kanë përfituar 100 mijë euro pa shkuar asnjë ditë në punë, ose të lirojnë ish-kolegun Alqi Bllako, që po bënë burg “kot”, për të njëjtën skemë korrupsioni dhe të vjedhjes së parave publike. SPAK nuk mund ta trajtoj Becin si të “nënës” dhe Bllakon si të “njerkës”, për sa kohë ligji është i barabartë për të gjithë!

Kujtojmë për lexuesin, se abuzimet e Benet Becit në KESH janë nga më skandalozet, favorizime dhe tejkalime me kontrata, ku vetëm gjatë periudhës janar-mars 2021, ka shitur energji nën çmimin ligjor të përcaktuar me vendim qeverie, në një kohë kur nivelet në kaskada ishin në kuota normale dhe nuk përbënin emergjencë./Ekskluzive.al