Analisti Kreshnik Spahiu ka zbuluar një skandal në rrjetet sociale, ku shkruan se në aksin Qafë-Thanë prej dy vitesh “banda” e karotrecave dhe serviseve të makinave hedhin vaj në rrugë që të shkaktojnë aksident dhe mjetet të kenë nevojë për to.
Reagimi i plotë:
Çmenduri tipike shqiptare: Hedhin vaj në rrugë që makinat të përplasen dhe të kenë nevojë për karotrec.
Prej dy vitesh aksi Qafë Thanës kontrollohet nga banda e karotreceve dhe serviseve të makinave.
Në cilin cep të planetit ndodh kjo gjë?