Një situatë e pazakontë është regjisturar në Guatemala, teksa së paku 25 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një vullkani të fuqishëm.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ‘Vullkani i Zjarrit’ shpërtheu duke nxjerrë tym dhe shkëmbinj deri në 10 kilometra në ajër, duke detyruar njerëzit të largoheshin në mënyrë urgjente nga banesat e tyre. Siç shihet dhe nga fotot, zonat afër vullkanit janë ‘zgjuar’ të mbuluar nga hiri i vullkanit.
Autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e 25 personave, ndërsa raportet flasin për largimin nga zona të rreth 2 mijë njerëzve. Deri më tani, flitet se dy prej viktimave janë fëmijë, të cilët janë djegur nga vullkani. Ky është regjistruar si një ndër shpërthimet më të fuqishme vullkanike.