Kryetari i Bashkisë se Matit, Agron Malaj ka publikuar një skenë dhune që dyshohet të lidhet me fushatën zgjedhore.
Përmes një postimi në Facebook, Malaj shkruan se përballe janë një bandë qe nuk rrinë dot kurrë pa bere çorbë dhe maskarada.
Sipas Malaj, eskpondentë të Berishës, pranë zyrave të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë dhuruar mbrëmë dy zyrtarë shtetërorë gjatë koncertit që bashkia po mbante në sheshin “Ahmet Zogu”.
“Denoncim Publik!
Të dashur qytetare Matjane, gjatë gjithë fushates time elektorale jam përpjekur të shpjegoj dhe rikujtoj se këta që kemi përballe janë një bandë qe nuk rrinë dot kurre pa bere çorbë dhe maskarada.
Ky këtu është Sokol Hajredin Rami me banden e tij , djali i tij Erik Sokol Rami, Klajdi Jakup Metra dhe Aldo Xhezmi Dika që godasin dy zyrtare shtëror gjatë koncertit të mbrëmshëm në sheshin “Ahmet Zogu”, përpara zyrave të kualicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ky eksoponent i Partise Demokratike pa vule që shoqëron kandidatin Skender Gjuci qysh kur ishte krytar Komune por dhe sot mendon të shantazhojë popullin e Matit me veprime të tilla. Keto banda janë llum i neveritshëm, që mendojnë se me të tilla veprime do shantazhojne popullin e Matit.
Turp turp turp për llumin.”, shkruan Malaj.