osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bashkëpunëtorët e drejtësisë që fundosën grupet e Çapjave, Aldo Bares, Lul Berishës, Talo Çelës dhe Shullazit, si u tentua eliminimi i tyre

Bashkëpunëtorët e drejtësisë që fundosën grupet e Çapjave, Aldo Bares, Lul Berishës, Talo Çelës dhe Shullazit, si u tentua eliminimi i tyre

Ata kanë rrëfyer krime të rënda. Kanë treguar emra kriminelësh. Kanë çuar në burg persona që konsideroheshin të paprekshëm.

Janë kthyer në bashkëpunëtorë herë nga frika për jetën e herë për të përfituara mbrojtje nga shteti. Por në ndonjë rast edhe kanë rrezikuar.

Janë dekonsipuar e janë bërë objekt atentashesh. E disa të tjerë, të vetedijshëm që do të zbulohen, kanë rrezikuar të dalin edhe nga programi i mbrojtjes. Madje disa edhe kanë dalë.

Këta janë dëshmitarët e mbrojtur dhe bashkëpunëtorët e drejtësisë.

“Dëshmitar i drejtësisë” është personi, i cili, në cilësinë e dëshmitarit ose të personit të dëmtuar, bën deklarime a dëshmon për fakte e rrethana, që përbëjnë objekt prove në një procedim penal dhe që, për shkak të këtyre deklarimeve a dëshmive, ndodhet në gjendje rreziku.

Ndërsa “Bashkëpunëtor i drejtësisë” është personi, i cili vuan dënimin penal ose është i pandehur në një procedim penal për krime të kryera në bashkëpunim, që ndodhet në gjendje rreziku, për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë, të deklarimeve apo dëshmive për fakte e rrethana, që përbëjnë objekt prove në të njëjtin procedim penal ose në një procedim të lidhur.

Ndërveprimi në rritje dhe kompleksiteti konspirativ i krimit të organizuar, e ka bërë gjithnjë e më të qartë forcën zbuluese të sektorit të policisë kriminale për të mbajtur botën e krimit nën kontroll.

Futja në sistem e bashkëpunëtorëve të drejtësisë ka qenë një element i rëndësishëm për të luftuar krimin e organizuar.

Deklarimet e cilitdo bashkëpunëtori të drejtësisë përbënin të dhena të jashtëzakonshme për t’u menaxhuar me kujdes. Është po aq e vërtetë gjithashtu se vazhdimësia dhe mprehtësia e domosdoshme për përballimin e një oganizimi kriminal, forca e të cilit bazohet te sekreti, të mbështetet vetëm në kontributin e bashkëpunëtorëve.

Është i domosdoshëm parashikimi i normave ligjore, të përcaktuara, të cilat karakterizohen edhe nga shpërblimi i bashkëpunëtorit, kur ai jep të dhëna të shumta dhe të vërteta.

Rrëfimet e të penduarve, përveçse kanë çuar në zbulimin e shumë krimeve, janë dëshmi të mënyrës se si ka funksionuar dhe funksionon krimi në Shqipëri.

Të penduarit e drejtësisë

PETRIT LIÇI

I PENDUARI QË DËNOI BANDËN E LUSHNJËS

Historia e bashkëpunëtorëve të drejtësisë që u kthyen në “të pendua” ka nisur me Petrit Liçin, anëtar i bandës së Lushnjës. Rrëfimi i tij çoi pas hekurave me dënime të rënda bashkëpunëtorët e bandës, ndërsa ai vetë u dënua me 7 vjet burg.

Për herë në parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, i penduari i drejtësisë Petrit Liçi, rrëfeu me detaje për ngjarje të tmerrshme të bandës së Lushnjës, të drejtuar nga Alfred Shkurti, i njohur ndryshe me emrin Aldo Bare.

Zbardhja e krimeve të kryera nga anëtarët e bandës së Lushnjës ndoshta nuk do të kishte qenë e mundur nëse Petrit Liçi, njëri nga të akuzuarit, nuk do të “tradhtonte” ish-bashkëpunëtorët e tij. I pandehuri si pjesëmarrës në disa prej krimeve të kryera nga banda, pranoi të bashkëpunonte me Policinë dhe Prokurorinë pasi ra në pranga dhe u mor i pandehur për një sërë veprash penale.

Dëshmitë e marra prej tij shërbyen jo vetëm për zbardhjen e krimeve për edhe për orientimin e hetimit në drejtim të identifikimit të provave e dëshmitarëve që hodhën dritë mbi një sërë episodesh kriminale të ndodhura në Lushnjë.

Petrit Liçi, një nga të parët persona nga rradhët e organizatave kriminale që pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë, u gjykua dhe u dënua së bashku me ish-miqtë e tij Dritan Vila, Maksim Çela, Erion Cici, Leonard Prifti (i vdekur), Erion Kashari, Elton Mermali, Enver Dondollaku.

ADRIATIK COLI

I PENDUARI QË DËNOI BANDËN E DURRËSIT

Një tjetër bashkëpunëtor, anëtar i bandës së Durrësit, Adriatik Coli, i cili u kthye në të penduar. Në dhjetëra seanca të zhvilluara me dyer të mbyllura në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Coli dha hollësi nga vrasjet bandës, në disa prej të cilave ishte në rolin e ekzekutorit. Bashkëpunimi ia uli dënimin me burg përjetë në vetëm 10 vite burg.

Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit. Ndërsa ishte përgjegjëse e një sërë vrasjesh të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim.

Pas vrasjes së Klodian Saliut, organizata që u vendos nën drejtimin e Endrit Dokles nisi hakmarrjen dhe u shënuan edhe shumë vrasje të tjera.

BUJAR BUZANI

I PENDUARI QË DËNOI AUTORËT E MASAKRËS SË CËRRIKUT

Në vitin 2008, zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, me kërkesë të prokurorisë, vendosi të marrë në mbrojtje të pandehurin Bujar Buzani, i cili ka pranuar të tregojë ngjarjen e marsit 1997. Ngjarje ku në një pritë të organizuar nga të pandehurit, u vranë 6 punonjësve të Gardës së Republikës dhe u plagosen 16 të tjerë në qytezën e Cërrikut. Në dëshminë e tij Buzani ka treguar thuajse të gjithë organizimin e pritës e deri te vrasja dhe dhunimi i kufomave të gardistëve në Cërrik nga të pandehurit në këtë proces: Llazar Bicja, Met Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skënder Cani, Tomorr Buzani, Entel Gashi dhe i nga vetë i penduari Bujar Buzani.

JULIAN SINANAJ

VRASËSI ME PAGESË QË U KTHYE NË TË PENDUAR

Ndriçim Gjokona dhe më pas edhe Julian Sinanaj, i akuzuar si vrasës me pagesë në procesin ndaj bandës së tritolit, pranuan bashkëpunim. Gjatë procesit, Julian Sinanaj u tërhoq nga tre episode kriminale, për të cilat foli me herët. Ndihmesa e dhënë për drejtësinë e shpëtoi nga burgimi i përjetshëm, por tërheqja nga disa prej dëshmive bëri që të mos përfitonte dënim minimal. Përfundimisht ai u dënua me 30 vjet burg.

Ndriçim Gjokona u kthye në bashkëpunëtor të drejtësisë që prej janarit të vitit 2014. Ai u pendua bashkë me Julian Sinanaj, që u arrestua menjëherë pas tij, pasi u gjurmua nga policia pas dëshmisë së Gjokonës. Gjokona e kallëzoi nga frika se mos e eliminonte. Të dy pranuan të rrëfejnë një seri krimesh të ndodhura në Tiranë, Vlorë dhe Durrës përgjatë viteve 2012-2014.

Dy të penduarit e drejtësisë, ishin krahu i armatosur i një grupi kriminal prej 7 anëtarësh, që u akuzuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për vrasje me pagesë, vepra për qëllime terroriste, prodhim dhe shitje të lëndësh plasëse dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Shtatë të pandehurit u akuzuan për vrasjen e Sokol Veizajt dhe Agron Çelës, atentatet me tritol kundër zyrtarëve Ardian Kollozi dhe Besnik Dervishaj, si dhe planifikimin e eliminimeve për dy ndërtues nga Vlora dhe për biznesmenin e gazit në Tiranë, Pirro Bare.

Nëpërmjet dëshmive të tyre përpara prokurorëve, dy të penduarit, Sinanaj dhe Gjokona, i kanë servirur Prokurorisë të dhëna mbi nëntokën e krimit në qytetin e Vlorës dhe konvertimin në biznesmenë të disa njerëzve me të kaluar të errët në këtë qytet.

MIKEL SHALLARI

VRASËSI I ARTAN CUKUT QË ZBULOI POROSITËSIN

Bashkëpunëtor i drejtësisë u bë edhe Mikel Shallari, ekzekutori i ish-kryekomisarit të policisë, Artan Cuku. Pasi pranoi krimin, ai i tregoi prokurorëve emrin e porositësit të vrasjes, Bledar Jambelli. Falë këtij bashkëpunimi, vrasësi i një ish-drejtuesi të lartë Policie u dënua vetëm me 10 vite burg.

Mbrëmjen e 8 prillit të vitit 2017, rreth orës 8 të darkës, Artan Cuku sapo kishte dalë nga një minimarket dhe po kthehej në shtëpi. Vrasësi, Mikel Shallari po e priste para pallatit “Melrose”, në Rrugën e Kosovarëve, në Tiranë, aty ku banonte Cuku. Shallari shoqërohej nga kushëriri i tij, Kristaq Leci, i cili po priste tek fusha me bar aty pranë dhe e orientonte në distancë me anë të sms-ve.

Kur Artan Cuku doli nga minimarketi dhe u shfaq përballë autorit duke iu drejtuar hyrjes së pallatit, Mikel Shallari u pozicionua tek shkallët, në pjesën e brendshme. Në momentin që Cuku u shfaq para tij, autori e qëlloi njëherësh me dy pistoleta.

Artan Cuku u mbijetoi plumbave dhe tentoi të futej në ashensor, por vrasësi e ndoqi dhe e qëlloi edhe aty. Cuku nuk u rrëzua, doli nga ashensori dhe tentoi të përleshej fizikisht me autorin. Por aty mori goditjen fatale. Mikel Shallari e qëlloi në kokë.

Më 12 qershor të vitit 2017 Mikel Shallari shpreh vullnetin të bashkëpunojë me drejtësinë dhe nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me prokurorin Henrik Ligori. Një ditë para, gjatë pyetjes së tij, ai dha deklarime të hollësishme lidhur me krimin e kryer dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në rolin e organizatorit dhe të shtytësit, të cilët i identifikoi si Bledar Jambelli, i njohur edhe si Rikardo Muho dhe Gerti Kajo, i njohur edhe si Kristaq Leci, ky i fundit djali i dajës së Shallarit.

KRISTI PINE

VRASËSI I PENDUAR QË MERRTE URDHRA NGA BURGU

Kristi Pine, që merrte urdhra nga burgu, nga Admir Tafili, u kthye në të penduar dhe rrëfeu disa krime. Pine tregoi se ka ekzekutuar në oborrin e shtëpisë së tij, shtetasin Ibrahim Mani. Këtë vrasje, Pine e ka kryer më 25 qershor 2014 dhe në bazë të deklarimeve ia kishte kërkuar Tafilaj ta kryente për llogari të një familje me të cilët Mani kishte hasmëri. Pas vrasjes në Shkodër, që Pine pranon se ka qenë e para në jetën e tij, atij i është kërkuar nga bashkë i pandehuri tjetër Alfred Qefalia të vrasë shtetasin Edmond Çakmashi në Shkozë të Tiranës. Për këtë vrasje, Pine thotë se ishte në dijeni edhe Admir Tafili nga burgu, i cili ka insistuar të kryent vrasjen dhe do merrte shumën prej 15 mijë eurove.

Pine i ka thënë Prokurorisë se nuk donte ta vriste por vetëm ta plagoste. Për këtë fakt, ai ka kërkuar shumën prej 7500 euro por që nuk i është dhënë. Në shtator 2017, grupi i Tafilit mori dënime të rënda nga gjykata, ndërsa i penduari i drejtësisë, Kristi Pine i shpëtoi burgimit të përjetshëm dhe trupi gjykues vendosi të lërë atë pas hekurave për 10 vite.

ERNEJT SHYTI

I PENDUARI QË ZBULOI AUTORËT E VRASJES SË BEHAR SOFISË

Ernejt Shyti, 26-vjeçari i dyshuar si autor i vrasjes së Behar Sofisë, më 25 shkurt të vitit 2021 në Tiranë, është kthyer në të penduar dhe ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke dhënë dëshmi tronditëse në Gjykatën e Posaçme.

Shyti ka deklaruar se të njëjtët persona që e kishin porositur për të vrarë Sofinë, i kishin kërkuar të kryente edhe një vrasje tjetër në Gjermani. Ai ka treguar se do të vroste një 34-vjeçar dhe për këtë do të paguhej 500 mijë euro. Personat që i kanë kërkuar kryerjen e kësaj vrasje, i kanë thënë se paratë do i merrte nga “Bajlozi”, që ai pretendon se nuk e njihte.

Ernejt Shyti ka treguar detaje të vrasjes së Behar Sofisë, që nga porosia, përgatitja dhe organizimi. Për këtë ngjarje ndodhen në burg Skënder Vathi, Leonar Xhixha, Xhuljano Visha dhe vetë i penduari.

Ernejt Shyti ka pranuar krimin dhe faktin që çalonte para se të kryente krimin me qëllimin që të mos identifikohej dhe kapej nga policia. Ekspertë nga Britania e Madhe kanë parë se vrasësi shfaqet duke pritur shënjestrën teksa çalon duke thënë se e improvizon këtë ecje dhe nuk ka probleme.

NUREDIN DUMANI

I PENDUARI QË TREGOI POROSITËSIT E VRASJEVE

“Killeri” që u arrestua në mars të vitit 2022 në Fier, Nuredin Dumani, u kthye menjëherë në të penduar. Bashkë me të arrestuarin tjetër, Henrik Hoxha, ai rrëfeu krime të kryera e të tjera të porositura por që nuk ishin realizuar.

Mbrëmjen e datës 29 mars të vitit 2022, nga strukturat e Policisë së Shtetit është finalizuar operacioni policor i koduar “Arratia”, gjatë të cilit u arrit të arrestohet një prej personave më të kërkuar, i dyshuar për disa vrasje.

Rreth orës 22:25, në lagjen “Apollonia” në Fier, u bë lokalizimi dhe kapja e shtetasit Nuredin Dumani. Arrestimi i tij u konsiderua një sukses i madh për Policinë, pasi përveçse ai ishte një prej më të kërkuarve, u kthye edhe në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Falë dëshmisë së tij, në maj të vitit të kaluar u realizua operacioni tjetër, i koduar “Plumbi i artë”, i cili nxori në skenë shumë emra të botës së krimit. Vrasje të kryera me porosi e të tjera që nuk ishin realizuar.

ELVIS BARDHI

VRASËSI I PENDUAR QË ÇOI NË BURG ARDIAN ÇAPJAN

Dëshmia e vrasësit të penduar, Elvis Bardhi, solli dënimin me burgim të përjetshëm të Ardian dhe Florenc Çapjen për vrasjen e Gentian Beqirit dhe të atit të tij, Nezirit në vitin 2012 në Elbasan. Po ashtu, me burgim të përjetshëm është dënuar edhe Olsi Leku. Kurse për Ervis Bardhin, bashkëpunëtor i drejtësisë në këtë proces, gjykata dha 15 vite burg. Nga 25 vite burgim Gjykata e Posaçme dha për Klaidi Dokoli dhe Etien Çani.

Ervisi bëhet i penduar i drejtësisë pasi gjurmët e gishtërinjve të tij kishin mbetur në mjetin e që kishte përdorur për t’u larguar nga vendi ku vrau Gentian Beqirin bashë me të atin. Arrestimi i Ardjan Çapajas mëngjesin e 29 marsit të vitit 2021 erdhi pas dëshmisë së dhënë një vit më parë nga i penduari, i cili ka pranuar se kishte qenë ai që tërhoqi këmbëzën e armës që vrau në gjumë Gentjan Beqirin. Ndërkohë Florenca Çapja është ende në kërkim pasi akuzohet si porositësi i vrasjes së dy personave, babë e bir.

MIKLAR TOLA

ZBULOI VRASJEN E NJË VAJZE NGA BABAI E I VËLLAI

Miklar Tola, personi që ndihmoi prokurorinë e Tiranës për zbardhjen e vrasjes së Eglantina Bucit, e ndodhur në vitin 2012 ka deklaruar se autorët janë Shkëlzen dhe Faik Buci. Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, Tola ka deklaruar të gjitha thëniet që ka bërë edhe përpara Prokurorisë.

Vrasja e Eglantina Bucit në vitin 2012 në Malin me Gropa u zbardh falë dëshmitarit të mbrojtur, i cili ka qenë i pranishëm në momentin e ekzekutimit të së resë. Shkëlzen Buci, vëllai i Eglantinës, dhe Faik Buci babai i vajzës, janë të akuzuar për këtë çështje.

Hetimet për ngjarje nisën në vitin 2017, kur u arrestua Shkëlzen Buci. Ai u akuzua dhe dënua për vrasjen e mbetur në tentativë të aktorit Mishel Prela. Njëri ndër të akuzuarit për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Prelës, ishte edhe shoku i Shkëlzen Bucit, i cili ka qenë i pranishëm në vrasjen e Eglantina Bucit. Ky person, që sot është dëshmitar i mbrojtur, i ka treguar policisë të gjithë ngjarjen e vitit 2012 në Malin me Gropa.

LUFTAR REÇI

RIHAPI VRASJET PA AUTOR TË VAJDIN LAMES E KLODIAN SALIUT

Luftar Reçi, një i dënuar që u kthye në bashkëpunëtor të drejtësisë, me dëshminë e tij dhënë në Prokurorinë e Posaçme u hapi probleme serioze emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, që veprojnë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Reçi, i dënuar me 25 vite burgim nga gjykata e Burrelit, për vrasjen e Aleks Lalës, ka treguar në tre rrëfime, atë të datës 21 tetor, 31 tetor dhe 26 nëntor 2020, të gjithë veprimtarinë kriminale që ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij.

Për t’i shpëtuar dënimit me 25 vite burgim Luftar Reçi, pretendoi se ditën e krimit dhe në momentin e krimit ka qënë tek e dashura e tij bullgare në Tiranë dhe jo në fshatin Shkopet, ku ndodhi vrasja e më pas djegia e trupit të Aleks Lalës.

Pas marjes së dënimit në vitin 2008, Luftar Reçi, është endur sa në burgun e sigurisë së Lartë të Burrelit, Peqin dhe në Drenovë të Korçës. Reçi aktualisht ndodhet në burg dhe tashmë ka fituar statusin e bashkëpuntorit të drejtësisë, ku gjatë vuajtjes së dënimit përfiton privilegje të tjera.

Luftar Reçi ka mundur të japë dëshminë në Gjykatën e Posaçme, pas disa seancash te dështuara, në procesin ku janë të pandehur Emiljano Shullazi, Viktor Imeri, Lulzim Berisha dhe anëtarë të tjerë të bandës së Durrësit, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliu në vitin 2005. Dëshmia e tij u dha pas vendimit të gjykatës për shoqërimin e detyrueshëm të Reçit megjithëse ai pretendoi se ndihej i rrezikuar.

ENVER JAMAKU

DËSHMOI PËR 20 DEPO ARMATIMI NË TIRANË

Enver Jamaku, pas arrestimit të tij në shkurt të vitit 2020, pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke rrëfyer përfshirjen e tij në ngjarjet kriminale. Deklarimet e tij çuan në pranga 9 persona, shpallën në kërkim dy të tjerë, si edhe zbuluan gati 20 depo armatimi në Tiranë.

Jamaku është dënuar me burg nga Gjykata e Tiranës, pasi është shpallur fajtor lidhur me një episod të ndodhur në shkurt të vitit 2020, që nuk ka lidhje me ngjarjen kriminale për të cilat ai u bë i “i penduar” i drejtësisë.

Enver Jamaku po hetohet edhe si autor i të paktën dy atentateve të dështuara me shpërthim eksplozivi në kryeqytet, atij ndaj biznesmenit Gjon Mena, në shkurt 2021 në Kamëz, si edhe ndaj Domart Konjarit në tetor 2019, ku u plagos kunati i tij, Artion Bylyku.

FATMIR VLADI

DËSHMITARI I MBROJTUR QË U TENTUA TË VRITET

Fatmir Vladi, apo i njohur me emrin Arben Ndoka pasi mori statusin e dëshmitarit të mbrojtur, ishte personi që lidhi Arben Frrokun me vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në vitin 2013.

Identiteti i tij i vërtetë u zbulua nga vetë i pandehuri Arben Frroku. Më 26 shtator të vitit 2014, Frroku bëri një deklaratë nga paraburgimi 302 duke thënë se dëshmitari i mbrojtur në procesin ndaj tij quhej Fatmir Vladi.

Ndërkohë, më herët, më 15 shtator të po atij viti, dëshmitari i mbrojtur i kishte shpëtuar një atentati me eksploziv, që ishte vendosur në makinën e tij. Gjatë një kontrolli në një servis në rrugën “Don Bosko”, në makinën në pronësi të Fatmir Vladit u gjet një sasi eksplozivi, kjo e konfirmuar edhe nga deklarata zyrtare e Policisë po atë ditë. Por zbulimi që Arben Frroku, i dyshuari për vrasjen e komisarit të Kombinatit Dritan Lamaj, i bëri për herë të parë emrit të dëshmitarit të mbrojtur, do të zbulonte dhe lidhjen me vendosjen e tritolit në automjetin Volzvagen me targa AA 750 GT.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshmë nisi në atë kohë hetimet për identifikimin e atyre që zbuluan identitetin e dëshmitarit të mbrojtur. Në qendër të diskutimeve ka qenë nxjerrja e sekretit hetimor, që ka vënë në rrezik jetën e personit, i cili është dëshmitari “kyç” i vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj.

ROMEO KARA

DËSHMITARI I MBROJTUR QË EKSPOZOI AFERËN E CEZ

Njeriu që ekspozoi aferën e CEZ, jurist i OSHEE, sot është në mbrojtje. Romeo Kara, dëshmitar kyç në procesin gjyqësor ndaj biznesmenit Kastriot Ismailaj, fillimisht është marrë në mbrojtje nga policia në vitin 2016 e më pas ka përfituar edhe statusin e dëshmitarit të mbrojtur.

Një telefonatë kërcënuese, e mbërritur në telefonin e juristit të OSHE-së është bërë shkak që policia ta marrë në mbrojtje, së bashku me familjen e tij. Romeo Kara ka përfaqësuar OSHEE – në në Arbitrazh, ku kompania e Ismailaj, DIA, kërkonte dëmshpërblim në vlerën e 135 milionë eurove, për prishje të njëanshme të kontratës.

DIA kishte fituar të drejtën për të mbledhur borxhet që biznese dhe familjarë i kishin ndër vite OSHEE – së. Por kjo, sipas Prokurorisë, rezultoi të ishte një skemë mashtrimi, ku Ismailaj i vodhi buxhetit të shtetit 5 milionë euro.

Ndërkohë Elvis Mataj u vu në mbrojtje policore në vitin 2016, pasi pretendonte se kishte fakte e prova që do të hidhnin dritë mbi skandalin CEZ-DIA, ku bëhej fjalë për një skemë të pastër mashtrimi në mbledhjen e borxheve të CEZ.

Në fakt, ai asnjëherë nuk mori statusin e bashkëpunëtorit apo dëshmitarit të drejtësisë, pasi Prokuroria nuk e konsideroi dëshminë e tij me shumë interes për procesin.

Mbrojtja policore iu garantua për shkak të dyshimeve se i kanosej rrezik për jetën, pas dëshmisë që kishte dhënë në gjykatën e Arbitrazhit. Ai kishte rrëfyer marrëdhëniet e tensionuara me biznesmenin Kastriot Ismailaj dhe kërcënimet që ky i fundit i kishte bërë për jetën. Aktualisht nuk ka të dhëna se ku ndodhet Elvis Mataj, por sipas dëshmive ai është jashtë Shqipërisë.

DËSHMITARËT E MBROJTUR

SI RUHEN DHE ÇFARË PËRFITOJNË PAS MARRËVESHJES

Koncepti i bashkëpunëtorëve dhe dëshmitarëve të drejtësisë është futur në vendin tonë në vitin 2004. Konkretisht, ky koncept u fut në mars të atij viti, kohë kur u krijua dhe Gjykata për Krimet e Rënda. Vit pas viti janë bërë ndryshime ligjore, akte, shtesa dhe udhëzime, derisa u arrit në miratimin e një ligji që është në fuqi edhe sot. Tashmë, që prej vitit 2009, drejtësia shqiptare përdor dëshmitarë, apo autorë të penduar për zbardhjen e ngjarjeve të ndryshme kriminale.

Ligji 10173 i dekretuar në datë 22 tetor të vitit 2009 nga ish-presidenti Bamir Topi “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë”, në 31 nenet e tij ka të specifikuar deri në detaje përfitimet e dikujt që përfiton statusin e të penduarit.

Në rastet e marrjes së statusit, ai, por edhe familja gëzojnë benifite si kurrë më parë. Të ardhura për familjen, roje sigurie që paguhen nga shteti, shoqërime me makina shtetërore të familjarëve, apo fëmijëve në rastet kur është kryefamiljar. Vetë i penduari nuk ka ato kushte në burg si të dënuarit e tjerë. Programi për mbrojtjen e dëshmitarëve parashikon jo vetëm garantimin e jetës së personit dhe familjes së tij, por edhe strehimin, trajtimin financiar, mjekësor, arsimimin e deri te trajtimi psikologjik.

Lëvizjet e personit të marrë nën ruajtje dhe familjarëve të tij kryhen nën vëzhgimin dhe shoqërimin e agjentëve të zyrës për mbrojtjen e dëshmitarëve. Për raste të veçanta, kur shkalla e rrezikut vlerësohet e lartë, strehimi i personit të marrë nën mbrojte dhe familjes së tij realizohet edhe jashtë vendit. Trajtimi financiar i personave të marrë nën mbrojtje është një tjetër detyrim i shtetit ndaj këtyre personave.

NDËRPRERJA E MBROJTJES

PRISHJA E KONTRATËS DHE HEQJA NGA PROGRAMI

Të drejtën për të propozuar pranimin e një ose të disa personave në programin e mbrojtjes e ka prokurori i Përgjithshëm. Në rastin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, propozimi shoqërohet me përshkrimin e kushteve të bashkëpunimit me drejtësinë, të cilat do të bëhen pjesë e marrëveshjes së mbrojtjes.

Propozimi i prokurorit të Përgjithshëm për pranimin e një ose të disa personave në programin e mbrojtjes, së bashku me informacionin bazë, depozitohen pranë Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe të Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, e cila kryen edhe funksionet e sekretarisë teknike.

Në një kohë sa më të shkurtër dhe në çdo rast, jo më vonë se 10 ditë nga data e miratimit të pranimit në programin e mbrojtjes, drejtoria përgatit marrëveshjen për zbatimin e programit dhe merr masa për bisedimin dhe nënshkrimin e saj me dëshmitarin, bashkëpunëtorin e drejtësisë dhe personat e tjerë të mbrojtur.

Programi i mbrojtjes mund të ndërpritet nga komisioni në këto raste:

– Nëse gjatë hetimit dhe gjykimit të çështjes penale vërtetohet se dëshmitari ose bashkëpunëtori i drejtësisë bën deklarime a dëshmi të rreme apo, për çfarëdo arsye, nuk i jep deklarimet ose dëshmitë, për të cilat u lejua pranimi në programin e mbrojtjes;

– Nëse personi i mbrojtur kryen një vepër penale me dashje;

– Nëse pas fillimit të zbatimit të programit të mbrojtjes sigurohen të dhëna të arsyeshme dhe të bazuara për përfshirjen e personit të mbrojtur në veprimtari kriminale, të padeklaruara prej tij;

– Nëse dëshmitari, bashkëpunëtori i drejtësisë ose persona të tjerë të mbrojtur nuk respektojnë detyrimet e përmendura në marrëveshjen e mbrojtjes ose kushtet e bashkëpunimit me drejtësinë;

– Nëse një autoritet i një shteti tjetër kërkon mbarimin e programit të mbrojtjes, të zbatuar në territorin e atij shteti.

ARBEN KICJA

DËSHMITARI I MBROJTUR QË HUMBI STATUSIN

Anëtarët e bandës së Lushnjës, u dënuan jo vetëm nga dëshmia e të penduarit Petrit Liçi, por ata u fundosën edhe nga deklarimet e dëshmitarit të mbrojtur Arben Kicja.

Arben Kicja ka dëshmuar në procesin ndaj Aldo Bares përmes një videokonference. Në dëshminë e tij, ai rrëfeu se ishte qëlluar në vitin 2003 nga një anëtar i Bandës së Lushnjës. Pasi fitoi statusin e dëshmitarit të mbrojtur ai tha se në vrasjen e Hysni Demirajt ka marrë pjesë edhe Aldo Bare. Pikërisht për këtë dëshmi ai i frikësohet një hakmarrjeje të mundshme nga personat të cilët ai ka akuzuar për krime shumë të rënda.

Por në vitin 2015, Kicja u paraqit në Prokurorinë e Përgjithshme duke pretenduar se është kërcënuar me vdekje, ndërsa kërkon që t’i rikthehet statusi i dëshmitarit, i cili iu hoq pasi ka prishur marrëveshjen.

Arben Kicja: “Ne duhet të ishim integruar. Ne kemi 5 vjet aty ku jemi dhe jemi të paintegruar. Që do të thotë, jemi pa oficer kontakti, jemi në mes të rrugës. S’kishim asnjë lloj kontakti me zyrën, sidomos 6 muajt e fundit. Na kanë përzënë nga shtëpia atje. Ne nuk kemi pasur asnjë lloj kontakti me zyrën. E kemi të dokumentuar me mesazhe, me video… Të dënosh njerëz me burgim të përjetshëm …”

Ministria e Brendshme sqaroi në atë kohë se dëshmitari Arben Kicja, i cili dëshmoi për kundër bandës së Lushnjës, humbi statusin pasi shkeli marrëveshjen me shtetin shqiptar duke thyer në mënyrë të vetëdijshme për më shumë se një herë, rregullat e përcaktuara.

YLVI BEQJA

DËSHMITARI I MBROJTUR QË ÇOI NË BURG EMILJANO SHULLAZIN

Biznesmeni Ylvi Beqja, dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë për dosjen “Shullazi”, është një nga kallëzuesit për “gjobëvënie” të Emiljano Shullazit dhe të bashkëpandehurve të tij. Dëshmia e tij ishte vendimtare në procesin tek Krimet e Rënda që përfundoi me deklarimin e fajtor të të pandehure. Gjykata dha në total 55 vite burg për ta.

Ai ka dhënë deklarime edhe për një hetim të nisur ndaj Emiljano Shullazin nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e “pastrimit të parave”. Beqja dha shpjegime në lidhje me dyshimet e ngritura për paligjshmëri të konsumuar gjatë regjistrimit të pronësisë së ish-hotel “Vollgës” në Durrës, një pjesë e të cilit i është kaluar Emiljano Shullazit apo për transaksione financiare të kryera për këtë qëllim.

Aktualisht kjo pronë është nën masën e sekuestros preventive. Por përveç dijenisë për veprimet të Shullazit, dëshmitari i mbrojtur Beqja ka dhënë deklarime edhe si person nën hetim, pasi emri i tij është pjesë e të njëjtit hetim për “pastrim parash” të nisur nga akuza e kryeqytetit.

Statusin e dëshmitarit të mbrojtur Beqja e përfitoi për dëshminë e dhënë kundër Shullazit, prova kryesore e prokurorisë në procesin ndaj tij dhe grupit tek Krimet e Rënda.

Emiljano Shullazi: “Po pse ne duam të rrimë në burg sipas teje!? Kërkoj fjalën.. (ndërhyn gjyqtarja që i jep fjalën Emiljano Shullazit). Prokurori citoi procesverbalin e datës 7, por ne mund të themi çfarë të duam. Ju penguam gjë ne që të mos vini në punë, ne detyrë? Në s’ju kemi pengu. Unë s’jam dakord me ju. Unë ta kam thënë edhe një herë dhe ta them edhe një herë, ta dëgjojnë edhe vëzhguesit që janë këtu. Kur ti jep dorëheqjen, ore kur jep gjyqtari dorëheqjen, se nuk mund të gjykoj unë, t’ja fus murit me kokë unë eee, kur gjyqtari thotë se s’mund të gjykoj? Kuptohet dorëheqja jote. Unë do të marr vendim, si do thuash ti, është i padrejtë? Është i pavërtetë Ylvi Beqja, kur ti në vendim konfiskimi kë thënë që e ke bllokuar këtë pronë se ia kam marrë me zor Ylvi Beqjas? Unë kam prova të reja që do i nxjerr para avokatit, si të mi prishësh ti mua ato prova? Se ti çfarë vendimi do marrësh, nuk ke si të marrësh, me datë 1 mora atë vendim, me datë 6 të marrësh vendim tjetër… Pastaj, ku u njoh me dosjen Gjykata? Më datë 6 more emërimin në apel, më datë 7 erdhe ke ne??”

Por dy vite më parë, më 24 nëntor të vitit 2021, kohë kur në Apel mbahej seanca për Shullazin dhe grupin e tij, Ylvi Beqja është kthyer në Shqipëri, duke kryer veprime që rrezikuan heqjen e statusit të dëshmitarit të drejtësisë.

Me një shkresë që drejtori i asaj kohë, Idajet Faskaj, i niste ish-kryeprokurorit të SPAK Arben Kraja, dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, paraqiste një informacion mbi problematikën e programit të mbrojtjes për Ylvi Beqjan.

Shkresa

Masat e mbrojtjes ndiqen në zbatim të vendimit Nr.21, datë 7 nëntor 2016 të Komisionit për Vlerësimin e Masave të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpuntorëve të Drejtësisë për shtetasin, Ylvi Beqja, me status “bashkëpuntor i drejtësisë” dhe familjen e tij.

Në zbatim të këtij vendimi, është përpiluar Marrëveshja e Mbrojtjes me shtetasit e lartpërmendur, të cilët pasi janë njohur me kushtet, kufizimet dhe masat që do merren, e kanë pranuar dhe firmosur atë. Aktualisht janë në program mbrojtje 8 persona të kësaj familje.

Nisur nga rëndësia e këtij dëshmitari, rrezikut serioz që paraqiste grupi kriminal për të cilin ky person bashkëpunoi me drejtësinë, nga ana e Drejtorisë janë marrë në mënyrë serioze dhe konsistente të gjitha masat e duhura, si dhe janë ndjekur procedurat e parashikuara në ligj.

Pas komunikimeve të vazhdueshme të Drejtorisë për të gjetur një mundësi zhvendosje të programit të mbrojtjes, u dakortësua me shtetin X, për një zhvendosje të përkohëshm deri në finalizimin e saj në një shtet tjetër, me të cilin kishin filluar negociatat.

Programi i mbrojtes u zhvendos përkohësisht në shtetin X , në muajin shkurt të vitit 2019 dhe pas përfundimit të marrëveshjes me shtetin “Y” dhe arritjes së kushteve dhe rrethanave të favorshme, u bë zhvendosja e tyre më 20 shtator 2021 në shtetrin “Y” ku ndodhen aktualisht.

Gjatë periudhës së qëndrimit në vendin tonë, personi i mbrojtur ka kryer shkelje të vazhdueshme dhe në mënyrë të përsëritur, të cilat binin ndesh me marrëveshjen e mbrojtjes e firmosur nga ai personalisht dhe titullarit.

Shkeljet e personit në program mbrojtje, i janë bërë me dije atij si dhe Komisionit të Vlerësimit të Masave Mbrojtëse, gjithashu dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në shkresë bie në sy diçka shumë e rëndësishme. Aty theksohet se që nga periudha e përfshirë në Program Mbrojtje , Nëntor 2016 –Nëntor 2021, shpenzimet direkte për këtë program janë në vlerën rreth 839 mijë Euro ose 60% e buxhetit të shpenzuar për 65 personat e përfshirë në Program mbrojtje për këtë periudhë 4 – vjeçare.

Përfshirja në programin e mbrojtjes, siç e pamë ka një kosto mjaft të lartë financiare. Por siç shihet edhe në rastin e fundit, eksizton mundësia që pavarësisht të gjithave të ketë edhe kosto të tjera.

Disa dëshmitarë dekonspirohen nga vetë strukturat shtetërore, e disa të tjerë e dekonspirojnë veten duke zgjedhur të mos binden. Pasojat në të dy rastet mund të jenë fatale. Për çdo dëshmi ka një kosto që e përballon shteti. E pavarësisht kësaj kostoje, ky program është vlerësuar si i suksesshëm duke garantuar vazhdimësinë dhe zgjerimin e tij.

Duket se lufta me krimin do të jetë një ndeshje pa fund, me dhe pa rregulla. Do të sulmohet nga të gjitha anët. Por me rëdësi do të jetë që inciativa për ta moshtur të jetë në krahun e të drejtës. Qoftë edhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve e dëshmitarëve që kushtojnë qindra mijëra euro.