Deputeti i Partisë Socialisti, Erion Braçe ka shpërthyer ditën e djeshme në akuza dhe në sulme sa i takon procedurave për rregullimin e banesave. Përmes një video të postuar në rrjetet sociale dje ai ka bërë thirrje kundër atyre që i ka cilësuar si “spiunë dhe fuksa”, që spiunojnë njerëzit që ndërtojnë çatitë e tyre.
Nga Bregasi i Divjakës, Braçe u shpreh se nuk e kuptonte se pse spiunojnë njerëzit që po ndërtojnë çatitë e banesave të tyre, teksa ishte krahë një banori të zonës që i kishte ndodhur diçka e tillë.“Jam në Bregas, prapë muhabet çatie. Dikush ka spiunuar se nuk dinë çfarë të bëjnë përveç se të spiunojnë njerëzit që bëjnë çati.
Nuk e kuptoj pse nuk i lënë njerëzit të rregullojnë shtëpitë e tyre. Nuk e kuptoj. Çatia po binte dhe vendose të ndërtosh çatinë me ato lekë që kishe. Dy gjëra dua të them për të gjithë. Pa përjashtim. Bëj durim nga spiunët dhe fuksat e kryefuksit që kandidon në Divjakë për t’u marrë me çatitë e miletit.
Në 15 maj me t’u kthyer në parlament do miratohet ligji që heq lejet për çatitë, avllitë dhe ndërtimet e brendshme që njerëzit të jenë të lirë të rregullojnë banesat e tyre. Dhe të shpëtojmë një herë e mirë nga fuksat që nuk lejojnë njerëzit të ndërtojnë çatitë”, u shpreh Braçe. Ndërkohë, edhe më herët deputeti socialist ka folur edhe për një tjetër rast. Ai u shpreh se spiunët e partisë kanë lënë fushatën e janë shpërndarë në fshatra për të kallëzuar hallexhinjtë.
“Ishte “nuk të lë i ligu të bësh shtëpi”; është “nuk të lë i ligu të bësh çati”. Në Shënkollas, tek një hallexhi, hera e parë që e takoj sot dhe ishte halli i tij që më bëri ta njoh.
Një shtëpi veç një kat, e thjeshtë e nën agresionin e lagështirës, bërë që nga viti 1984 dhe kishte nisur ta ribënte me të ardhurat nga puna, ja doli më në fund, por edhe kjo i kthehet në hall.
Spiunat e partisë, partive të këtyre, kanë kallëzuar hallexhiun dhe ja pasoja, e kanë lënë fushatën e janë shpërndarë nëpër fshatra të përgjojnë e spiunojnë hallexhinjtë që bëjnë çati”, shkruan deputeti i Partisë Socialisti, Erjon Braçe.