osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Policia e Tiranës urdhër komisariateve: Përdoruesit e drogës shoqërojini, mos i arrestoni për vepra të lehta penale

Policia e Tiranës urdhër komisariateve: Përdoruesit e drogës shoqërojini, mos i arrestoni për vepra të lehta penale

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj prej një jave ka lëshuar një udhëzim për 6 komisariateve të kryeqytetit për mënyrën e trajtimit të këtyre rasteve. Udhëzimi i tij, vjen pas rastit të Jani Rustemaj, i cili u sëmur pas arrestimit të tij, ndaj për të minimizuar rastet e ngjashme, personat përdorues të drogërave të forta që kapen për vepra penale të lehtë vetëm të shoqërohen dhe jo të arrestohen.

Përdoruesit e drogërave të forta të përfshirë në ngjarje të lehta penale fillimisht vetëm do të shoqërohen dhe do të mbahen nën mbikëqyrje nga Policia dhe nuk do të vihen menjëherë në pranga.

Komisariati do të marrë specialistin e zonës për të mësuar se cilët persona janë të njohur për përdorimin e drogërave të forta. Po ashtu në lidhje më këto persona pas shoqërimit në do të këtë edhe mjekun përkatës, pasi shumë herë kanë shfaqur shenja të nervozizmi, si pasojë e drogërave.

Ky udhëzim erdhi pas ngjarjes së pak ditëve më parë ku Jani Rustemaj, i cili u arrestua për vjedhjen e një palë atlete dhe një tapeti ra në koma. Sipas të dhënave të siguruara nga Policia, i riu në momentin e arrestimit kishin shfaqur shenja të agresivitetit për shkak së ishte përdorues i rregullt i heroinës. Ndërsa mjekët i kishin dhënë më shumë metadon seç duhej.

Pikërisht ky moment që pritet të hetohet më tej edhe nga prokuroria, mund të hedhë dritë, nëse të riut i është dhënë mbidozë metadoni, që mund t’i ketë sjellë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet sot.

Një ditë pasi dyshohet të ketë pirë metadon, më 15 prill Jani Rustemaj është dërguar në gjykatë, ku pavarësisht gjendjes shëndetësore që kishte kaluar, togat e zeza i vendosën masën e sigurimit personal të arrestit me burg. Më 16 prill 27-vjeçari është dërguar në paraburgim te 313-a, por autoritetet e burgut, “nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim – thotë zyrtarisht policia- për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë”.

Më 17 prill i riu i arrestuar ka shfaqur përsëri shqetësime shëndetësore dhe pas ardhjes së emergjencës shëndetësore është transportuar në spitalin “Nënë Tereza”. Aty ndodhet edhe sot. Shpresat janë që ai mund të zgjohet, por ende është e pa qartë prognoza neurologjike. Frika e mjekëve është se edhe nëse zgjohet, i riu të ketë të tjera probleme, që mund t’i kenë prekur sistemin nervor.