Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e së hënës në zonën detare pranë ishullit Zakynthos në Greqi.
Sipas raportimeve, tërmeti ka rënë në 07:53 me orën lokale.
Epiqendra e tërmetit ishte vendosur në zonën detare 86 km në perëndim-jugperëndim të Zakynthos.
Thellësia fokale e tërmetit me magnitudë 4.4 ballë është vlerësuar në 2 km, raportojnë mediat vendase.