Tifozët shqiptarë janë revoltuar me ekipin Kombëtar, pas humbjes së thellë ndaj Ukrainës me shifrat 4-1. Në faqen zyrtare të FSHF, në postimin ku njoftohet për përfundimin e takimit, të shumtë kanë qenë tifozët që kanë shprehuar indinjatën e tyre.
Tifozët nuk pajtohen aspak me paraqitjet e ekipit Kombëtar në këto dy ndeshjet e fundit, me Kosovën dhe Ukrainën, dhe shkojnë deri aty sa i kërkojnë Panuçit të largohet nga drejtimi.