osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sali Berisha akuzë publike vëllait nga halli: Haklajt i vrau shteti! Shteti më 1998-2002 ishte Ilir Meta

Sali Berisha akuzë publike vëllait nga halli: Haklajt i vrau shteti! Shteti më 1998-2002 ishte Ilir Meta

Nëse Sali Berisha ka prova, që Ilir Meta kur ishte kryeministër, ka inskenuar e urdhëruar Policinë dhe SHISH për vrasjen e vëllezërve Haklaj, SPAK duhet ta thërrasë Saliun, për të dëshmuar ato që di, por edhe Ilir Metën, të denoncuar “de facto” nga miku i tij “non grata”

Kallëzimi penal që dorëzoi në SPAK Aishe Haklaj për vrasjet në Tropojë, ka tmerruar Sali Berishën, të akuzuarin si nxitës, urdhërues dhe financues i 4 djemve të familjes Haklaj e shumë të tjerëve, gjersa zinxhiri i hakmarrjeve shkoi në 200 viktima.

Pas kësaj akuze, tashmë të regjistruar si çështje penale për hetim, Sali Berisha e ka mohuar përfshirjen në krimet e Tropojës, që nisën me ekzekutimin e Shkëlqim Haklajt më 4 janar 1998, duke tentuar të “lajë duart” e t’ia faturojë shefave të pushtetit të PS në ato vite.

Aq në panik është “non grata” nga ky kallëzim penal, sa gjatë intervistës televizive mbrëmjen e të mërkurës, tha se 4 vëllezërit Shkëlqim, Fatmir, Halil e Ylli Haklaj i ka vrarë shteti i asaj kohe, që i kishte pjesë të tij, duke përdorur policinë e SHISH-in t’i hiqte qafe.

Me apo pa djallëzi, Sali Berisha tenton të shpëtojë veten, duke akuzuar Ilir Metën, i cili në vitet 1998-2022 kur ndodhën vrasjet e Tropojës, ka qenë fuqi-plotë i pushtetit dhe shtetit, që kishte vartësi direkte e të vetme policinë dhe SHISH.

Sali Berisha tha: – “Haklajt i vrau shteti”, por shteti më
Ilir Meta gjatë kohës kur ishte Kryeministër
Në ato vite kur Tropoja u mbyt në gjak, të gjitha dëshmitë, regjistrimet audio-video, denoncimet dhe kallëzimi penal që ka bërë familja “Haklaj” në SPAK, shënjestrojnë vetëm Sali Berishën si porositës, urdhërues e financues të vrasjeve.

Edhe Ilir Meta është i përfshirë në vrasjet e Tropojës, por gjatë mitingut të 28 nëntorit 2000, kur policia me urdhër të tij vrau Syl Lushën e Hasan Dushin, ngaqë tentuan të merrnin peng Ilir Metën, i cili u ngujua për 8 orë në bodrumin e ish-Hotel-Turizmit “Valbona”.

Por nëse Sali Berisha, ka prova që Ilir Meta kur ishte kryeministër, ka inskenuar e urdhëruar Policinë dhe SHISH për vrasjen e vëllezërve Haklaj, SPAK duhet ta thërrasë Saliun, për të dëshmuar ato që di, por edhe Ilir Metën, të denoncuar “de facto” nga miku i tij “non grata”.

Së pari, sepse nëse në vrasjet e Haklajve ka dorë Ilir Metaj, atëherë Sali Berisha, me provat që thotë se i kanë vrarë shefat e shtetit, shpëton dhe pastron veten nga akuzat që i janë bërë e nga kallëzimi penal në SPAK.

Së dyti, Sali Berisha është i vetmi i kallëzuar nga familja Haklaj për urdhrat e vrasjes së 4 djemve të tyre Shkëlqim, Fatmir, Halil e Ylli Haklaj dhe nxitjen e hasmërive të tjera zinxhir mes familjesh e fisesh, por të gjithë me fije lidhëse te ai.

Gjersa është hapur hetimi për dosjen e vrasjeve në Tropojë, SPAK ka detyrimin ligjor e procedurial, ta përfshijë deklaratën publike të Sali Berishës në hetim./Pamfleti