Nga Amarildo Pregapuca
Deshmoret e luftes se dyte boterore,sidomos ne Shqiperi por dhe ne shume vende te tjera, kishin dicka ndryshe nga shume e shume deshmore dhe heronj te me parshem.
Ata luftuan jo vetem per lirine nga pushtuesi, por dhe per dinjitetin njerzor dhe mbi te gjitha, kombetar.
Dinjitet i cenuar dhe rrenuar nga pushtimet e gjata, dinjitet i cenuar nga nje klase qe ju sherbente pa nje pa dy, pushtuesve dhe te huajve per interesa te vogla dhe meskine, ca here te detyruar, ca here se nuk dinin menyre tjeter dhe ca here se nuk e njihnin fjalen dinjitet.
Dhe nuk te duhet ndonje mendje gjeniale ta shikosh kete..as te lecisesh shume, neper libra historike..apo ne dosje te sherbimeve te huaja te deklasifikuara tashme, ku e verteta vret.
Por mjafton te shikosh fotot dhe videot e para te pushtuesve Italian.
Brigada te tera ne sherbim te tyre, lidhjet e menjehereshme “kulturore” me Parine, punetor me paraqitje ” gjysem-tradicionale” qe ndertonin vepra ku glorifikohej fashizmi Italian, me nga nje “Skenderbeg” diku, qe ish me shume si bakshishi qe i lihet nje prostitute..dhe qe sot “historianet” , e quajne nder.
Mjafton te shikosh pamjet e “Pazarit” ne video apo foto..dhe nese te ka ngel pak dinjitet ne vete, skuqesh ne turp.
Pa folur per mjerimin dhe injorancen ne cdo skaj, ne cdo fytyre..nga veriu ne jug.
Dhe nuk po prekim plaget e gjakmarrjes, malarjes, permbytjeve, morrit, pleshtit dhe me rradhe..
Pra lufta per dinjitet, i beri ata bij aq hyjnore nenash, te japin jeten e tyre, duke qeshur..qofte dhe nga plumbi i nje tjeter Shqiptari qe se dinte as imagjinonte, se njeriu Shqiptar,mund te kete dhe dinjitet.
Ndaj sot, pikerisht me 5-Maj, nuk eshte thjeshte dita e deshmorve..eshte dita e njerzve krenar.