“Sipas të dhënave dixhitale, Berisha kryeson ndaj Ramës me 2.9 milionë % nga 1.6 milionë % të këtij të fundit në lidhje me ‘përshtypjet’ e përdoruesve të rrjeteve sociale.
Për sa i përket ‘shpërndarjeve të përshtypjeve’ në rrjetet sociale, Berisha kryeson me 64% kundrejt 36% të Ramës.
Gjithashtu ajo që vihet re është shpartallimi i Ramës nga Berisha në garën në Facebook dhe në website”, shkruan portali i familjes Berishai, i drejtuar nga mësuesi i fshatit në qytetin e Hasit Çim Peku.
Ndaj kjo përrall e ka entusiazmuar Sali Berishën dhe ai ka ka shpallur fitoren në… Facebook.
Ai thotë se e ka mundur Ramën në rrjetet sociale, duke cituar këtë “sondazh” që askush nuk e di se ku e ka gjetur, dhe kush e ka shpikur.
“Shpartallim në fushë-betejën dixhitale! Rama braktiset nga shqiptarët
Mirënjohje të pakufijshme qytetarëve për mbështetjen e tyre të çmuar dhe që i varën të keqes teneqen në qafë! Fitore”, shkruan Berisha.
Por se ku i kanë gjetur këto të dhëna dixhitale, vetëm ata e dinë.
Ndoshta i referohen “qytetarit dixhital” të Berishës!