Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ishte e ftuar këtë të premte në Euronews Albania për të folur rreth mbështetjes së Erion Velisë në fushatë.
Ajo tha se duke qenë se dikur ka përkrahur shumë Partinë Demokratike është “sulmuar” me komente negative nga komentuesit e rrjeteve sociale në momentin që doli përkrah kryebashkiakut aktual.
Megjithatë këngëtarja shtoi se Erion Veliajn do e mbështesë gjithnjë pasi ai i është gjendur pranë në një nga momentet më të vështira të jetës.
“Erionin e kisha takuar para 20 viteve në një fushatë, unë kam qenë 19 vjeçe ai 21 vjeç, në Gramsh e që atëherë kontakti im me të ka qenë zero.
Pa dyshim ka një vlerësim të paparë për të sepse më është gjendur pranë në një moment shumë të vështirë, kur babai im vdiq. Ishte rastësi.
Unë nuk e hedh dot poshtë atë. Mu gjend shumë dhe e ka fituar zemrën time përjetë, sepse ka bërë një veprim që asnjë nga PD-ja se ka bërë”, tha Çiljeta Xhilaga.