Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani së bashku me klubin e tij, Napolin janë zyrtarisht kampionë të Italisë në futboll.
33 vite pritje për Napolin dhe tifozët e tyre morën fund sonte, 4 maj 2023. Ekipi i udhëhequr nga Spalletti është kampioni i ri i Italisë.
Pesë xhiro pa përfunduar sezoni, Napoli edhe matematikisht e ka siguruar titullin në Serie A, shkruan Gazeta Express.
Një barazim i sontëm 1:1 me Udinesen në udhëtim mjaftoi që napolitanët të nisin festën e madhe.
Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit shpërtheu festa e madhe në stadium, teksa tifozët e “pushtuan” fushën.
Rrahmani ishte padyshim pjesë e këtij suksesi të madh të klubit italian, duke qenë startues i padiskutueshëm në qendër të mbrojtjes.
https://twitter.com/btsportfootball/status/1654224584533499906?