Juventus është në kërkim të një drejtori të ri sportiv për sezonin e ardhshëm. E ardhmja ende e pasigurt, megjithatë, nxit shumë thashetheme se kush mund të marrë një pozicion kaq delikat.
Një konsideratë që lidhet me detyrën e mundimshme për të rithemeluar ekipin në rast penaliteti. E në këtë pikë ka ardhur këshilla e një që futbollin e njeh mirë. Luciano Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve ka sugjeruar emrin e shqiptarit Igli Tare.
Kërkimi i mundimshëm ka nisur tashmë në shtëpinë e Juventus. Por detyra nuk do të jetë aq e thjeshtë, sidomos me një klub që nuk ka ende një të ardhme të vendosur dhe të shkruar.
Në një situatë të tillë, Luciano Moggi është gati të këshillojë ish-klubin e tij për cilin të vendosë bast për drejtorin e ri sportiv. Duke folur në Radio Bianconera, Big Luciano e sheh të vështirë nënshkrimin me Giuntoli, aktualisht te Napoli:
“Ai do ta ketë të vështirë të largohet nga napolitanët”. E ja ku shfaqet edhe emri që i sugjeron Juves: Igli Tare.
“BAST” PËR IGLI TAREN
Shqiptari është aktualisht drejtori sportiv i Lazio, por mund të ndryshojë ambient sezonin e ardhshëm. Fërkimet me Maurizio Sarri për shkak të pikëpamjeve të ndryshme për lojtarët në merkato të blerë dhe për manovrat e ardhshme të klubit, mund të hapin një dritare të vogël për bardhezinjtë:
“Më pëlqejnë ata drejtorë që thonë se nuk veprojnë vetë, por me bashkëpunimin e presidentëve. Më pëlqen shumë Tare, pastaj ndoshta ai nuk do të lëvizë, por do të përpiqesha”, shprehet Moggi.