Gabriel Escobar ka huazuar gjuhën e maxhorancës gjatë kësaj fushate zgjedhore për të përcjallë një mesazh.
Sipas tij, të votosh për koalicionin Berisha-Meta për SHBA është një kthim pas për vendin. Deklaratën e ka bërë në një intervistë që ka dhënë për Report Tv, ku i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar tha se aleanca mes Sali Berishes dhe Ilir Metes, përkthehet si një hap pas.
“Për mua nuk e di pse njerëzit duhet të shohin mbrapa në të shkuarën për aq kohë sa mund të shikojnë drejt së ardhmes. Do të preferoja të mos komentoja shumë rezultatin zgjedhor, por dua të sjell në vëmendje progresin që ka bërë Shqipëria për këto 30 vite.
Shqipëria ka ecur përhapa në integrimin eurtoatlantik dhe ka ngritur nivelin e besueshmërisë në arenën ndërkombëtare që kurrë nuk e ka pasur më parë”, tha Escobar duke i dhënë një tjetër “goditje” para zgjedhjeve koalicionit “Berisha-Meta”.
Në vizitat që Gabriel Escobar ka bërë më parë në Shqipëri, e ka shprehur disa herë se edhe nëse Sali Berisha fiton zgjedhjet, “non grata” nuk do t’i hiqet.