Akrobacitë e PBPM (Partia e Bredhjes Pas Milionave)
Shkruan: Memo Aliaj
Sipas një investigimi, duke nisur nga muaji janar 2018 e deri sot, “Zonja e parë”e LSI, ka bërë 213 herë thirrje për rrezimin e qeverisë “Rama-2”, ndërsa 7 deputetë aktivë dhe 3 ish-ministra të saj, në total kanë bërë 625 thirrje publike e madje agresive, për rrëzimin e kësaj qeverie. Por ka disa “njolla në fytyrën” e LSI, të dala si “infeskion” nga “orgjitë” me PD e PS.
SË PARI, LSI deri sot nuk ka rrëzuar asnjë qeveri, përkundrazi ka kontribuar me votat e saj pazaro-parlamentare, për të krijuar qeveri të PD e PS, me drejtën e saj si “aksionare” në masën 30% të pushtetit qendror dhe 40% të pushtetit local.
SË DYTI, LSI deri sot nuk ka rrëzuar asnjë qeveri, as në momente krizash sociale e korrupsioni ekstrem qeverisës të PD dhe PS, përkundrazi i ka mbajtur ato në pushtet, duke shpërfillur shqiptarët, të cilëve sot u qan hallin.
SË TRETI, deri sot LSI nuk ka rrëzuar asnjë qeveri për motive varfërie, papunësie masive e korrupsioni, por vetëm është ndarë prej tyre, për prishje pazaresh në “tepsinë” e pushteteve!
SË KATËRTI, LSI që deri dje “mallkonte”, denigronte e shpërfillte ata që kërkonin rrëzimin e qeverisë “Rama-1, nuk po jep asnjë provë konkrete, për të bindur të paktën edhe skllevërit e guroreve të Skraparit, se rrëzimin e qeverisë “Rama-2”, po e kërkon për të zhdukur korrupsionin, për të pakësuar varfërinë e papunësinë, për të shpëtuar drejtësinë e kapur nga kthetrat e krërëve të politikës e shtetit, siç ishte rasti i vjehdjes së thesarit dhe videos “Meta”!
SË PESTI, LSI ka një “histori kartë e djegur” të opozitës 2005-2009, kur ka bërë thirrje për rrëzimin e ish-qeverisë “Berisha-1” dhe gjatë fushatës parlamentare 2009 kur bënte thirrje të mos votohej më partia e krimit PD me ne krye kriminelin dhe agjentin serb Sali Berisha, por… në “të shtatat pas zgjedhjeve të vjedhura 2009” (siç është shprehur LSI në qershor 2009), u fut me PD në “krevatin” e pushtetit të saj!
SË GJASHTI, vetëm 2 muaj pas daljes nga qeveria “Berisha-2”, LSI e ka thirrje edhe për rrëzimin e ish-qeverisjes “Berisha-2”, duke e akuzuar për korrupsion, qeverisje hajdute e kriminale, tradhëtare për shitjen e detit, por pasi ishte krehdosur me të 4 vite në pushtet krimi e korrupsioni, madje duke e mbajtur pushtet edhe pas 21 janarit 2011, kur për një bllok pazaresh të Ilir Metës, u vranë 4 “kokëpalarë” (kështu i cilësoi Ilir Meta).
SË SHTATI, pas qëndrimit 4 vite në pushtet me PS-në, LSI po bënë thirrje për rrëzimin e qeverisë “Rama-2” si qeverisje me drogë, korrupsion, varfëri, koncesione, emërime klienteliste në administratën publike, ndërkohë që në atë qeveri, LSI kishte në formë “autonomi-biznesi privat” 80% të pushtetit në 4 ministri, 30% në krejt administratën qëndrore dhe 40% në pushtetin lokal e kishte.
DY PYETJE: 1. A ka fuqi morale publike LSI, të krijoj bindje e të jap garanci tek shqiptarët, se nuk do të “hidhet e përdridhet” sa në prehrin e PD-në prehërin e PS, si “çingije ekonomike-financiare”? 2. A mund të thotë LSI, nëse deri sot ka rëzuar ndonjë qeveri, apo me votat e saj pazaro-parlamentare, vetëm i ka sjellë dhe i ka mbajtur ato në pushtet?!