Skuadra e Manchester Cityt arriti fitore të madhe në stadiumin ‘Etihad’, pasi mposhti 3-0 ekipin nga Londra, West Ham United.
Golin e dytë në këtë përballje e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë, Erling Haaland i cili theu rekordin me më së shumti gola në një sezon të Premier League (35), shkruan LIG Sport
Për këtë rekord të Erling Haaland, bashkëlojtarët e tij në fundin e ndeshjes organizuan gardën e nderit. Dhe e futën në mes lojtarin norvegjez duke e goditur.