Belo u përpoq sot të kompleksonte një qytetar, i cili telefonoi live në emisionin e mëngjesit në Syri Tv dhe lavdëroi punët e kryebashkiakut të Tiranës.
I kapur në befasi se si kishte mundur një telefonues të kalonte sitën e regjisë, duke folur mirë për Veliajn, Belua gati gati “zëvendësoi” moderatorin e emisionit.
Ai u mundua ta bullizojë telefonuesin me pyetje cinike dhe me ton arrogant, por, qytetari vijoi në të tijën…
–
Ndiqni bisedën:
Qytetari: Unë vë re ndryshime në Tiranë. Edhe Lali Eri ka bërë ndryshime të them të drejtën.
Këlliçi: Ku jeton?
Qytetari: Në zonën e Don Boskos. Te Burgu 313 pak më poshtë.
Këlliçi: Me trafikun si jeni?
Qytetari: Po tani Tirana është metropol, natyrisht do ketë trafik. Unë kam qenë edhe jashtë, trafik ka në metropol.
Këlliçi: Me hapësirat publike, si je tek zona?
Qytetari: Tani, pallate shikojmë
Këlliçi: Po në Selanik vetëm pallate shikoje?
Qytetari: Tani, natyrisht që pallatet do bëhen, se Tirana po rritet përditë.
Këlliçi: Po 1 milion pemët? Pyllin e ke parë?
Qytetari: Unë nuk i kam numëruar me thënë të drejtën, por që pemë janë mbjellë këto vite…
Këlliçi: Fëmijë ke?
Qytetari: Po një vajzë.
Këlliçi: E ke në shkollë?
Qytetari: Tek “Qazim Turdiu, Lali Eri e ka bërë të re, është me ngrohje, me të gjitha.
Këlliçi: Shumë mirë, shyqyr…