Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Korçë, ka vizituar edhe “Fish City” të ngritur në Maliq nga biznesmeni Gjergj Luca.
“Me një aktivist të dalluar. Fish City i ri është një tjetër vepër shembullore e Gjergj Lucës dhe një portë e madhe që po sjell plot vizitorë e turistë në Maliq”, shkruan Rama, krah një video ku shfaqet biznesmeni Luca dhe Rama mes batutash me njëri-tjetrin.
“Përshëndetje miq, unë si aktivist i devotshëm i punës dhe të vërtetës më në fund e gjeta të vërtetën që pranë meje të vijë patronazhisti im. Ju lutem kryetar i PS a keni vështirësi që të më patronazhoni aktivitetin Gjergj Luca”, thotë me shaka biznesmeni.
“Ju vetëm që nuk e kam të vështirë por e kam kaq të lehtë të besoj që do të bësh këtë trenin elektrik që do të lidhë ‘Fish City’ e Maliqit me pyllin e fazanëve, saqë mezi po pres të shoh kur t’i marrë ata dhe ti ccosh të hanë fazanët. Tallen me ty këta, se tallen me njeriun e punës por e rëndësishme është që karvani të shkojë përpara, qentë le të lehin”, iu përgjigj Rama.