osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

3 miliardë euro në 17 vite, zero taksa nga mafia Bankers! Ky është kinezi Huanqin Xiau që vjedh naftën e nëntokës shqiptare

3 miliardë euro në 17 vite, zero taksa nga mafia Bankers! Ky është kinezi Huanqin Xiau që vjedh naftën e nëntokës shqiptare

Pasuria nëntokësore e shqiptarëve vijon të vidhet prej 18 vitesh nga një kompani mafioze me emrin Bankers Petroleum Albania, në bashkëpunim me pushtetarët e korruptuar të të gjitha forcave politike, duke shkelur marrëveshjen me qeverinë shqiptare dhe vjedhur shqiptarët.

Prapaskena ka siguruar disa të dhëna zyrtare, të cilat konfirmojnë vjedhjen më të madhe të pasurive publike në historinë e shtetit shqiptar, duke tejkaluar aferat ARMO, CEZ, inceneratorët dhe të gjitha koncesionet të marra së bashku.

Që nga viti 2004 deri në fund të vitit 2021, kompania Bankers ka hapur rreth 800 puse të rinj nafte në zonën e Patoz-Marinëz. Për 18 vite, Bankes ka prodhuar rreth 10 milionë ton naftë.

Të ardhurat e kompanisë nga prodhini i naftës janë rreth 3 miliardë Euro, gati sa buxheti vjetor i Shqipërisë.

Gjatë 18 viteve, kompania Bankers Petroleum Albania ka paguar zero tatim mbi fitimin në buxhetin e shtetit shqiptar.

Marrëveshja parashikon që Bankers Petroleum Albania është e detyruar që të paguajë çdo vit tatim mbi fitimin, në masën 50 % të fitimit.

Po sçfarë ka ndodhur? Bankers Petroleum ka manipuluar çdo vit shpenzimet, duke sajuar dhe fryrë shpenzimet. Pas 18 vitesh shpenzimet janë rreth 3.6 miliardë euro, pra me humbje.

Duke rritur fiktivisht shpenzimet, kompania ka shmangur derdhjen në buxhetin e shtetit të tatimit mbi fitimin.

Tek shpenzimet futen rrogat marramendëse të kupolës së kompanisë grabiqare, korruptimi i Albpetrol, i AKBN-së, i qeveritarëve, i deputetëve, i gjyqtarëve, prokurorëve etj.

Fakti më i rëndë është se asnjë politikan as nga opozita nuk flet për vjedhjen e pasurisë nëntokësore shqiptare. Të gjithë heshtin. Kur PS-ja ishte në opozitë, për 8 vite me radhë fliste për grabitjen nga Bankers deputeti Erion Braçe.

Sapo PS-ja erdhi në pushtet, edhe Braçe nuk flet më. Prokuroria dhe SPAK gjithashtu heshtin. Qeveria nuk pipëtin. Shqiptarët vijojnë ta blejnë naftën 2.5 USD, edhe pse ecin mbi naftën që u vidhet.

Ku shkojnë paratë e naftës shqiptare?

Administrator aktual i Bankers Petroleum është kinezi Huanqin Xiau. Ai tha disa ditë më parë se kompania do të vijojë të investojë, pra se do të vijojë të vjedhë, duke fryrë investimet edhe pas 18 vitesh, për të mos paguar taksa.

Më parë drejtor ka qenë Qing Fang. Në vend që të arrestohej për krim ekonomik me pasoja katastrofike për shtetin shqiptar, Qing Fang fliste për përhapjen e dijeve dhe kulturës kineze në Shqipëri, sidomos për mësimin e gjuhës kineze.

Para Qing Fang, administrator ka qenë Xingyun Sun, i cili ka ndjekur të njëjtën praktikë, duke fryrë shpenzimet dhe shmangur pagesat në buxhetin e shtetit shqiptar.

Para vitit 2018, administratorë kanë qenë Suneel Krishan Gupta, Leonidha Cobo dhe Richard Ferguson. I vetmi administrator shqiptar ka qenë Leonidha Cobo, i akuzuar nga vetë Bankers për vjedhje miliona euro, për të mbuluar vjedhje të tjera.

Pas Bankers Petroleum Albania qëndrojnë disa kompani, por fundi i tyre është në Kinë. Kompania mëmë përfundimtare eshte Charter Power Investment Limited, në pronesi të GEO-JADE PETROLEUM CORPORATION, me seli në Kinë.

Nuk dihet se kush janë pronarët fundorë. Por, nuk ka dyshim se cilido kinez të jetë, nuk mund të bëjë rrush e kumbulla pasurinë nëntokësore shqiptare, pa bashkëpunimin me pushtetarët tanë të korruptuar.

Bankers ka vjedhur dhe po vjedh miliarda euro, por plaçkën e vjedhur e ndan me ministra dhe ish ministra, drejtorë, prokurorë, gjyqtarë etj.

Gjoba 100 milionë euro

Gjykata e Lartë konfirmoi një gjobë me vlerë 80 milionë euro ndaj Bankers, ku bashkë me detyrime të tjera shkon në 100 milionë euro, për abuzime dhe mashtrime.

Bankers bleu me para gjyqtarët e shkallës së parë dhe të Apelit, duke rrëzuar gjobën, por Gjykatën e Lartë, çështë e vërteta nuk e bleu dot.

Por, ja që doli ish ministërja Anila Denaj që bllokoi ekzekutimin e gjobës. Nuk mjaftojnë mbi 3 miliardë euro të ardhura zero taksa, por as gjobën 100 milionë euro nuk do ta paguajë.