Kur isha pak më i madh se ky bebi, në Tiranë shfaqej në rrugë një arushë e cirkut që quhej Silva, me zbutësin e saj legjendar Tahir Baçova dhe prindërit i afronin fëmijët sa të mundnin për t’iu gëzuar Silvës, teksa Tahiri jepte garanci me buzën vesh më vesh, ku fekste bindshëm një dhëmb i florinjtë.
Asokohe s’kishte iPhone kësisoj ne s’kemi foto të fëmijërisë me Silvën, po arusha e fotografuar në mendje më kujtohet sa herë prindërit m’i japin fëmijët në krahë për të nxjerrë një foto.
Uroj shumë të mbetet në arkivën e tyre prej meje, bashkë me sa më shumë punë të mira për vendlindjen e tyre.