osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Benet Beci, kandidatura e gabuar në kohën e duhur për PS dhe Shkodrën

Benet Beci, kandidatura e gabuar në kohën e duhur për PS dhe Shkodrën

Nga viti 1992, pas zgjedhjeve të para pruraliste, Shkodra nuk ka pasur asnjëherë një kryebashkiak socialist në drejtimin e saj, edhe në vitin 2019, kur të gjithë kryebashkiakët në rang vendi refuzuan të garonin, ishte Voltana Ademi ajo që refuzoi ta dorëzonte qytetin pa garë.

Sot, në një kohë kur PD është në krizë, për shkak të përçarjes së partisë mes Alibeaj dhe fraksionit “non-grata” të Sali Berishës, e majta është më e bashkuar se kurrë për të fituar drejtimin e qytetit, madje duke rrezikuar me mbështetjen e kërkuar në qark prej Tom Doshit, drejtuesit të Partisë Social Demokrate, i cili po punon për t’ia çuar votat socialistëve.

Nga ana tjetër, pas ndërhyrjes dhe presionit të Jorida Tabakut dhe Gazmend Bardhit, Alibeaj anuloi një kandidat të mundshëm të PD-së për bashkinë e Shkodrës, për të mos përçarë elektoratin e djathtë dhe për t’i hapur rrugën koalicionit Berisha-Meta për të rifituar qytetin simbol të demokratëve dhe demokracisë.

Ndërsa Partia Socialiste, me joshjen që i bëri Tom Doshit, për shkak të influencës së tij në zonë, e humbi kartën morale që kishte me ndërkombëtarët dhe opinionin publik për luftën e saj me non-gratat, duke e bërë garimin në kushte të barabarta.

Një tjetër gabim trashanik është kandidimi i Benet Becit, duke menduar, se me të PS ka shance për të fituar për herë të parë qytetin veriperëndimor, e në fakt mundësitë i ka të arta, por po garon në kohën e duhur me një kandidat të gabuar!

Kur themi po kandidon në kohën e duhur me kandidatin e gabuar, nënkuptojmë se pavarësisht mos kandidimit të PD-së së Aliebaj, baza është sërish e brishtë dhe vulnerabël nga sulmet e jashtme, përshkak të luftës së brendshme mes dy fraksioneve, që ndoshta edhe pse zgjedhin mos ta pengojnë njëra tjetrën, është pak por e sigurtë, që nuk do ta ndihmojnë njëra tjetrën.

1. Mbetet fakt, se Benet Beci tek socialistët shihet si një ish funksionar i lartë dhe bashkëpunëtorë i Partisë Demokratike, më saktë drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i kohës së Berishës, që ndoshta në tentativë për të marrë votat nga demokratët dikur aleat, nga ana tjetër do të humbas në radhët e socialistëve, që presin punësim prej tij në këmbim të votëbesimit. Nëse fiton Beneti i demokratëve, pa dyshim se shumë socialistë të Benetit do të mbeten me gisht në gojë. Po ashtu piruetat e Becit, sa me PD dhe sa me PS, nuk japin asnjë garanci socialistëve, që në rast fitoreje, pasi të marrë drejtimin e Shkodrës, ish pupaci i Berishës, nuk do t’i kthej sytë nga ai.

2. Tjetër fakt është, se projektet “madhështore” të Benet Becit për rivitalizimin dhe ndryshimin e faqes së qytetit të Shkodrës, janë disa piktura në letër, praktikisht letra bakalli pa asnjë plan konkret, ku artisti në vend që të frymëzohet nga ajo që sheh është rrëmbyer nga imagjinata. Të tilla projekte, renderi mund t’i bëj sot edhe një fëmijë i arsimit fillor përmes teknologjisë së inteligjencës artificiale.

3. Fakt është që projektet e prezantuara nga Beci për Bashkinë e Shkodrës, janë projekte të pushtetit qëndror e as që kanë lidhje me të, por me paratë e Edi Ramës, i cili nuk mund t’i bëj dot presion qytetarëve shkodran, se po nuk votuat Benetin, ne s’do hedhim asnjë kacidhe në Shkodër, sepse Rama u zotua publikisht që do t’i bëj, si me Benetin si pa Benetin, duke qenë se ka zgjedhjet e përgjithshme në 2025, ku do t’i kërkoj mandatet shkodranëve.

Nëse Benet Beci nuk e fiton dot kësaj here Shkodrën, ku ka mundësin e artë me një PD të brishtë dhe një të majtë të bashkuar me “kuç e me maç”, ai duhet të largohet përfundimisht nga politika, edhe nga Shqipëria, të cilës prej 17 vitesh i ka shkundur xhepat deri në kacidhen e fundit me allishverishet e tij për të cilat do të flasim në një shkrim tjetër./Ekskluzive.al