Vladimir Çilotaj i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Fierit për pastrim parash, rezulton një emër i njohur për drejtësinë. Vladimir Çilotaj në 10 maj të këtij viti është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se kishte krijuar një laborator kanabisi në fshatin Mbrostar.
Lidhur me laboratorin gjigant të kanabisit, Policia tha se toka dhe godina ishin në pronësi të Vladimir Çilotajt. Ky ambient ishte përshtatur për të kultivuar kanabis me llamba dhe pajisje të tjera, por brenda tij nuk u gjet kanabis. Policia tha se ishte përgatitur terreni për kultivimin e kanabisit.
Laboratori i kanabisit, i zbuluar më 10 maj
Njëkohësisht me laboratorin e drogës, Prokuroria e Fierit po e hetonte Vladimir dhe Shpëtim Çilotaj edhe për pastrim parash. Në të dyja rastet biznesmenët e ndërtimit nuk janë gjetur në banesat e tyre dhe janë shpallur në kërkim. Dy vëllezërit Çilotaj rezultojnë se kanë milionë euro pasuri. Gjykata e Fierit ka vendosur sekuestro për të gjitha pasuritë e Çilotajve.
Report TV ka arritur të sigurojë ekskluzivisht listën e të gjitha pasurive të paluajtshme që janë sekuestruar nga Gjykata e Fierit. Vladimir dhe Shpëtim Çilotaj, përfshirë edhe kompanitë që ata kishin “Ladi 2008” dhe “Çilotaj LTD”, kanë më shumë se 94 apartamente në pronësi.
Vetëm në Vlorë ata janë pronarë të 80 apartamenteve, ndërkohë që kanë banesa edhe në Fier, Sarandë, Durrës dhe Tiranë. Gjithashtu, vëllezërit Çilotaj kanë me dhjetëra troje në Fier, Vlorë dhe Tiranë, pasuri të cilat pjesa më e madhe janë të bllokuara nga bankat e nivelit të dytë. Në pronësi të Çilotajve janë edhe 31 automjete, të cilat gjithashtu janë sekuestruar me vendim gjykate.
Godinat tokat e vëllezërve Çilotaj ka rezultuar se ishin në bllokuara nga bankat, kur janë kryer verifikimet nga Prokuroria. Po kështu Vladimir e Shpëtim Çilotaj si dhe kompanitë që ata kishin kanë kredi në bankat e nivelit të dytë më shumë se 2 milionë euro. Dyshohet se vëllezërit Çilotaj kanë marrë informacion për hetimet që po bëheshin për pastrim parash, por edhe për laboratorin e drogës.
Për këtë arsye kanë nisur hetimet edhe për dekonspirim të aksioneve. Për sa I përket skemës së pastrimit të parave dyshohet se vëllezërit Çilotaj duke bashkëpunuar me pronarin e pikës exchange Xhevair Troka, bënin transaksione me vlera të larta, për të legalizuar para që mund të kenë ardhur nga aktiviteti kriminal.
Disa nga pasuritë e bllokuara të Çilotajve
PDF/ Të gjitha pasuritë e Çilotajve që janë bllokuar (klikoni që të hapet dokumenti)