Bayern Munich që nga largimi i Jurgen Nagelsmann nuk po kalon aspak një moment të mirë në fushën e lojës, por as jashtë saj. Edhe pas ardhmjes së Thomas Tuchel, rezultatet zhgënjyese në kampionët, eleminimi nga Champions League kanë “trazuar” ujërat te kampionët e gjermanisë.
Por tashmë një lajm i papritur vejn nga Gjermania. Sipas “Bild” disa kontrolle jnë bërë në selinë dhe stadiumin e Bayern. Këta të fundit akuzohen për pastrim parash dhe policia ka nisur kontrollet për të kërkuar provat në lidhje me këtë situatë
Po hetohet një çështje që ka si protagonist oligarkun rus Alisher Usmanov, miliarderin që është mik me presidentin Putin, dhe dyshohet se edhe klubi bavarez është përfshirë në një skemë pastrimi parash.