Vendimi i Kiara Titos për t’i hapur Instagram Luizit, së bashku me dy miqtë e tij më të mirë, Marion dhe Jonin, duket se nuk është pritur mirë nga familja e këngëtarit.
Kur të gjithë prisnin një takim mes nënës së Luizit dhe moderatores, pas propozimit për martesë që u bë përpara miliona shqiptarëve, kunati i këngëtarit ka dalë kundër veprimeve të Kiarës.
Teksa Instagrami për Luizin numëron më shumë se 210 mijë ndjekës në pak orë, kunati i këngëtarit, Sokol Tahiri ka bërë një reagim kundër në rrjetet sociale.
Sipas tij duhet të ishte pritur dalja e Luizit për hapjen e profilit, gjë e cila nuk është menduar njësoj nga Kiara, për ta përdorur edhe si një kanal mbështetje për këngëtarin kur na ndajnë vetëm 7 ditë nga finalja e madhe e 6 Majit.
Çfarë shkruan kunati i Luizit: Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOW asnjë instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Vendimi i Kiara Titos për t’i hapur Instagram Luizit, së bashku me dy miqtë e tij më të mirë, Marion dhe Jonin, duket se nuk është pritur mirë nga familja e këngëtarit.
Kur të gjithë prisnin një takim mes nënës së Luizit dhe moderatores, pas propozimit për martesë që u bë përpara miliona shqiptarëve, kunati i këngëtarit ka dalë kundër veprimeve të Kiarës.
Teksa Instagrami për Luizin numëron më shumë se 210 mijë ndjekës në pak orë, kunati i këngëtarit, Sokol Tahiri ka bërë një reagim kundër në rrjetet sociale.
Sipas tij duhet të ishte pritur dalja e Luizit për hapjen e profilit, gjë e cila nuk është menduar njësoj nga Kiara, për ta përdorur edhe si një kanal mbështetje për këngëtarin kur na ndajnë vetëm 7 ditë nga finalja e madhe e 6 Majit.
Çfarë shkruan kunati i Luizit: Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOW asnjë instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij.
Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që t’a lëmë atë të marrë vetë vendimet për instagramin e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me instagramin e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!
Nga ana tjetër profili i hapur nga Kiara numëron deri tani 205 mijë ndjekës, dhe rritet me ritme të frikshme orë pas ore. Atij i është dhënë mbështetje e madhe dhe nga personazhe të njohur, përfshirë reperin Noizy dhe Emina Cunmulaj, të cilët kanë shpërndarë profilin dhe kanë bërë thirrje për ndjekjen e tij.
Qëllimi i Kiarës dhe miqve të Luizit është që deri në 6 Maj profili i Luizit të ketë 1 milion ndjekës, por se sa do të arrihet kjo mbetet për t’u parë. Ajo që vlen të theksohet është fakti se faqja e parë që numëronte më shumë se 600 mijë ndjekës duket se është mbyllur përfundimisht.