osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Qeveria shpall investitor strategjik Gimin e Red Bullit! I “fal” 10 mijë metër katrorë tokë shtetërore në Korçë për një resort

Qeveria shpall investitor strategjik Gimin e Red Bullit!  I “fal” 10 mijë metër katrorë tokë shtetërore në Korçë për një resort

Qeveria vazhdon të zgjerojë listën e investitorëve strategjikë me emra të tjerë biznesmenësh që pëtfitojnë tokë shtetërore falas të dhëna nga Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS).

I fundit që e ka marrë statusin “investitor strategjik” është Agim Zeqo, i njohur ndryshe si “Gimi i Red Bullit”, një nga biznesmenët e preferuar të kryeministrit Edi Rama, jo vetëm nga përfitimet në biznes, por edhe me emërimet në poste kyçe në qeveri të njerëzve të besuar të tij, siç ishte rasti i ish-zv.ministres së Financave, Albana Shkurta.

Qeveria i ka dhënë 10 mijë metër katrorë tokë shtetërore falas në qytetin e Korçës kompanisë “Investment and Development Albania”, e cila do të ndërtojë aty një resort turistik. Kjo kompani zotërohet nga biznesmenët Agim Zeqo, Gerian Kuka dhe Ilir Shtufi. Agim Zeqo është aksioneri i maxhorancës me 40 % të aksioneve, ndërsa dy ortakët e tjera kanë respektivisht nga 30 % të aksioneve.

Në vendimin e miratuar nga KIS thuhet se kompania “Investment and Development Albania” do të investojë mbi 18 milionë euro për ndërtimin e një strukture turistike elitare të quajtur “Green House Korça Resort”. Ky projekt përmban një hotel me 5 yje, me kapacitet total prej 94 dhomash, restorante, bare, SPA etj si dhe parashikon të punësojë 94 vetë në këtë resort. Sipas projektit, hoteli që do të ndërtohet do të menaxhohet nga brandi i njohur ndërkombëtar i hoteleve “Acor”.

VENDIMI I PLOTË

Dokumenta bashkëngjitur
https://www.cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/vendim-i-komitetit-t-investimeve-strategjike-kis-green-house-kora-resort-1682594074.pdf#toolbar=0