Thuhet se 3 “përgjuesit” e Lulit që qëndronin para SHQUP, ishin pronarët e këtyre autobusëve Pronarët e autobusëve që sollën protestuesit në Tiranë, “protestojnë” në zyrat e PD për lekët e transportit, Muli qetëson Lulin: Shyqyr që na erdhën pak!
Ndërkohë që PD, me protestat e saj po “troket në derën” e qeverisë “Rama”, duke i bërë thirrjen: “Ktheni lekët e vjedhura tek shqiptarët”, prej dy ditësh në dyert e PD në disa rrethe të vendit, po dëgjohen të trokitura të forta e të shpeshta, të bëra nga disa persona privatë, me kërkesën e njëjtë: “Na jepni lekët e transportit të mitingashëve”!
Sipas informacinit që ka ardhur në “PAMFLETI”, për të mbushur sheshin në protestën e datës 26 maj 2018 me synimin për të trembur qeverinë “Rama”, PD prenotoi abutobusë në çdo rreth, me të cilët “zbarkoi” mitingashët në Tiranë. Shoferët e pranuan afertën e PD dhe hapën dyert e mbushën autobusët, por nuk kanë mbushur akoma “xhepat” me lekët e premtuara, sipas pazareve të bëra me shëfat e PD në qendër e rrethe.
Afati i pagesës së transportit të protestuesve ishte caktuar data 27 maj, por shlyerjet nuk janë bërë, ndaj dhe pronarët e autobusëve kanë nisur “protestat” para dyerve të degëve të PD në rrethe, disa edhe në derën e SHQUP. Pronarët e autobuzësve në disa qytete të ndryshme të vendit, po kërkojnë nga degët e PD në rrethe, që t’u bëjë pagesat e transportit.
Mirëpo degët e PD që nuk kanë lekë të paguajnë as energjinë elektrike e i bëjnë mbedhjet vetëm ditën, janë zënë në hall dhe nuk po i hapin dyert e zyrave, ndërkohë që shoferët u hapën dyert e autobusëve! Krejt i pafuqishëm për të bërë pagesat është edhe SHQUP, mbasi arka zyrtare qendrore e partisë është shkrehur nga pagesat e lobimeve ruse dhe pagesa e videos “Babale”, duke mbetur si arkat e shitësve të farave vetëm me 13 dollarë, 12 euro dhe 4 mijë lekë.
Sipas informacionit, nuk dihet se kur do të shlyhen pagesat e trasnportit të mitingashëve, por flitet se tre “përgjuesit” e Lulit që qëndronin në stol para selisë së SHQUP-it, kanë qenë pronarë të autobusëve, që prisnin të merrnin lekët e transportit të mitingashëve. Në siklet për mos mbajtjen e “fjalës së burrit”, ka qenë edhe kryetar Luli, i cili iu vërsul organizatorëve të protestës Salianji e Balliu, por e qetësoi Muli, duke i thënë: – Shyqyr që na erdhën pak!/Pamfleti